• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Kavadar, 26 prill 2024 (MIA) - Votoni numrin dy, kështu votoni për të ardhmen. Kjo nuk është Maqedonia që ju dëshironi, kjo nuk është Maqedonia që meritoni. Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim, një shans në të cilin mund të besosh, një zgjedhje në të cilën duhet të marrësh pjesë. Në këto zgjedhje prezantojmë një fener shprese - një program zgjedhor serioz dhe më i mirë deri më tani, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sonte në Kavadar.

Populli është i vendosur, tha ai, sepse, siç theksoi, deri më tani ka pasur një kthim prapa në të gjitha sferat, një standard jetese nën çdo nivel, nga ana tjetër ka pasur skenarë humbës. Maqedonia është në pyetje, nënvizoi ai dhe apeloi që të mos lejohet një krizë e re kushtetuese. Duke vepruar kështu, ai iu referua masave specifike që ato ofrojnë në disa fusha, përfshirë frontin antikorrupsion.

Mickoski theksoi se asgjë nuk funksionon dhe se institucionet nuk janë në favor të qytetarëve. Ai tha se këto ditë pala e kundërt është përfshirë shumë, siç ka theksuar ai, në dy skenarë, të cilët, sipas tij, në thelb janë konspiracion kundër Maqedonisë.

"I pari është skenari i bojkotit. Skenari i dytë është një ndarje tregtare me BDI-në e dikastereve dhe ministrive, ku Kovaçevski ia ka lënë Ahmetit të përcaktojë vetë se sa ministri do t'i lërë LSDM-së. Të dy skenarët janë të humbur për Maqedoninë dhe godasin themelet e saj", tha Mickoski.

Ai përfundoi se zgjidhja e gjithë kësaj është dalja masive më 8 maj.

"Mobilizim dhe dalje masive. Zgjidhja si për bojkotin ashtu edhe për ndarjen tregtare të dikastereve është vetëm një votim masiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëz të votojnë, aq më e madhe është forca për ndryshim", tha Mickoski.

Se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja aktive në këto zgjedhje, ai theksoi edhe nga Negotina. Mickoski shtoi se Qeveria është e delegjitimuar dhe në opozitë duhet të shkojnë edhe LSDM dhe BDI.

Në Negotinë ka alarmuar dhe ka paralajmëruar për informacionet që i kanë ardhur.

"Bandat e BDI-së po u shkojnë qytetarëve vërdallë. Do të mundohen ta blejnë votën, do të mundohen BDI të ketë deputet në njësinë zgjedhore 3 dhe 4. Çdo bandit që ofron para, praktikisht ju ofron paratë tuaja, të vjedhura nga ju. Ju paralajmëroj të mos thoni që nuk e kam thënë. Vëllezërit dhe motrat e mia janë të gjithë qytetarë, por nuk ka vend për kriminelët. Ata e dinë se çfarë i pret. Nuk do bëj pakt me krimin, por do e shfaros. Për krimin duhet të ketë përgjegjësi", tha ai.

Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së në NJZ 4, Aleksandar Nikolloski, në tubimin në Kavadar, i ka drejtuar pyetje Pendarovskit nëse do t'i shfrytëzojë apo jo privilegjet që u takojnë ish presidentëve.

Ai theksoi se më 8 maj duhet të ketë një pjesëmarrje edhe më të madhe, në numër edhe më të madh, dhe dallimi në Kavadar duhet të jetë edhe më i madh dhe shtoi se duhet një referendum masiv më 8 maj, për një Qeveri që nuk do të jetë e shantazhuar nga askush", për LSDM në opozitë, për BDI në opozitë.

Nikolloski theksoi se këto ditë ka informacione për ndikimin e qytetarëve dhe presionet, shantazhet dhe kërcënimet, si dhe ofertat për ryshfet, duke theksuar se për këtë do të ketë përgjegjësi si dhe për tenderët për mazut.

Para pranishmëve në Kavadar u drejtuan edhe kandidatët për deputetë Vesna Gjorgjieva dhe Zoran Jovançev. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR