• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese dhe stema shtetërore janë procese të ndryshme, nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës me këtë përbërje parlamentare

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese dhe stema shtetërore janë procese të ndryshme, nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës me këtë përbërje parlamentare

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot e përsëriti se nuk do të marrin pjesë në grupin e punës dhe as nuk do të dorëzojnë propozime për ndryshiminh e Kushtetutës dhe se gjatë kësaj përbërje parlamentare kjo nuk do të ndodhë. I bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski, nëse vlerëson se ka mbështetje në parlament, t'i dorëzojë për miratim ndryshimet kushtetuese, por nëse dëshmohet e kundërta, të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Nuk e di se pse presin, vallë nuk duhej vitin e kaluar në shtator, tetor, pastaj ndrruan mendje në dhjetor, e pastaj thanë në shkur, pastaj jo në shkurt por në maj, le të ulen dhe le t'i dorëzojnë dhe ta mbyllim njëherë e mirë atë punë. Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë dhe këtë e ka të qartë edhe Kovaçevski", deklaroi Mickoski gjatë hapjes së sotme të shtabit të Komitetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së, në rr. "Maqedonia", duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai shtoi se grupi i punës është temë e mbyllur për të dhe për VMRO-DPMNE-në dhe kërkoi që nevoja për ndryshime kushtetuese të dorëzohet në Parlament dhe të shihet nëse praktikisht do të ketë shumicë për nevojën e hapjes së Kushtetutës ose nuk do të ketë dhe të mbyllet kjo temë.

"Le të mos e ngarkojmë opinionin pasi me të vërtetë kemi tema thelbësore për të cilat duhet të flasim, ndërsa ai është krimi, korrupsioni, gjendja e keqe ekonomike, problemet me të cilat përballen qytetarët në Maqedoni", tha Mickoski.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski ta dorëzojë nismën në parlament dhe të mos presë, pasi, siç tha, nuk do të ndryshojë asgjë muajve të ardhshëm.

"Le t'i dorëzojë në Parlament, nëse i ka 80 deputetë unë largohem nga politika ai vazhdon të jetë kryeministër, nëse nuk i ka 80 deputetë atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje", shtoi lideri i opozitës.

Pyetjes nëse VMRO-DPMNE në kushte të tilla është e gatshme të pranojë ndryshimin e stemës shtetërore për të përfunduar procesi i ndryshimit të ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se këto janë dy procese dhe nuk përkojnë njëri me tjetrin dhe se, siç tha, pasi më parë është arritur konsensus për ndryshimin e stemës shtetërore, kjo mund të fillojë menjëherë në kuadër të parlamentit.

Mickoski ju bëri thirrje të gjithë liderëve menjëherë të ndërmarrin nismë për këtë dhe tha se stema e re është moment i ri për sigurimin e unitetit në vend, por e përsëriti se dy proceset nuk kanë kurfarë lidhje me njëri-tjetrin.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR