Mickoski në hapjen e kapacitetit të ri prodhues të "Replek"-ut
- Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në hapjen solemne të investimit më të ri në kapacitetet prodhuese të kompanisë "Replek".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:07, 2 korrik, 2025
Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në hapjen solemne të investimit më të ri në kapacitetet prodhuese të kompanisë "Replek".
Hapja e kapacitetit të ri të prodhimit të "Replek"-ut është pjesë e shënimit të 80-vjetorit të kompanisë.
Në këtë aktivitet, siç informojnë nga "Replek"-u, është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, drejtorit të MALMED, Sabri Aliti, dhe ambasadori i Republikës së Austrisë, Martin Pameri.
Foto: Arkivi i MIA-s