• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës jo vetëm në aspektin e energjisë dhe transaksioneve ndërkufitare

Mickoski: Mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës jo vetëm në aspektin e energjisë dhe transaksioneve ndërkufitare

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Mundet jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës jo vetëm sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare. Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, theksoi sot mandatari Hristijan Mickoski në Forumin e 7-të të Energjetik të Maqedonisë (FEM).

Mickoski theksoi se efikasiteti energjetik do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit Greqi-Maqedoni nuk do ta kompletojë fotografinë pa interkonektorë shtesë ndaj Evropës Qendrore-Lindore.

Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi duhet patjetër të shqyrtojë aspektet sociale, ndërsa duhet të kujdeset edhe për ngrohjen, pasi edhe ndotja duhet të jetë mes prioriteteve kyçe.

"Mundet jemi të vegjël, por jemi të rëndësishëm kur bëhet fjalë për lidhjen me vendet fqinje dhe tregjet, ndaj them shpesh se jemi një pjesë shumë e rëndësishme sa i përket rrjetit energjetik në këtë pjesë të botës. Prioriteti ynë më i madh në të ardhmen do të jetë balancimi i tregtisë së energjisë, nga njëra anë, sepse aktualisht jemi një vend importues, sepse jemi vend i cili krijon vendime të qëndrueshme, nga ana tjetër, të riorganizojmë tregun tonë të energjisë elektrike në mënyrë që në vend të importit të eksportojmë energji elektrike. Ajo do të balancojë portofolin tonë dhe do të kontribuojë në rritjen e produktit vendas dhe për mbështetjen e ekonomisë", tha mandatari.

Para tij fjalim pati edhe ambasadorja amerikane në vend Anxhela Ageler e cila tha se siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritetet që duhet t'i tejkalojnë politikat partiake. Ajo vlerësoi gjithashtu se vendi duhet të përfundojë gazsjellësin Greqi-Maqedoni i cili do të eliminojë, siç theksoi ajo, "varësinë nga Rusia dhe kërcënimet e caktuara rreth furnizimit".

"Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të mund të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë tranzicionin e vendit nga qymyri në burime të tjera", thekson Ageler duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.

Pjesëmarrësit në Forum do të trajtojnë çështjet e vendosjes së sigurisë energjetike në rajon, transformimin e infrastrukturës energjetike, qëndrueshmërinë ekologjike, aplikimin e teknologjisë dhe inovacionit, si dhe financimin e reformave drejt tranzicionit të gjelbër. rq/

Foto/video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR