Mickoski me rastin e 104-vjetorit të vdekjes së revolucionarit: Gjorçe ishte burrë shteti para se të ekzistonte shteti
- Gjorçe ishte burrë shteti para se të kishte shtet, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm me rastin e 104-vjetorit të vdekjes së Gjorçe Petrovit, të cilin e citoi: "Lëvizja jonë është popullore, pavarësisht fesë dhe kombësisë, dhe aspirata është drejt autonomisë, drejt pavarësisë dhe një jete dinjitoze".
- Post By Sara Ademi
- 20:22, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Gjorçe ishte burrë shteti para se të kishte shtet, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm me rastin e 104-vjetorit të vdekjes së Gjorçe Petrovit, të cilin e citoi: "Lëvizja jonë është popullore, pavarësisht fesë dhe kombësisë, dhe aspirata është drejt autonomisë, drejt pavarësisë dhe një jete dinjitoze".
"Kjo fjali mund të gjendet edhe në vizionin tonë programor. Le të mos ndërtojmë një shtet që na ndan, por një që na bashkon, një shtet për të gjithë, një shtet me të ardhme. Dhe pikërisht për këtë sot po ndërtojmë me krenari themelet e ndryshimit. Ato themele nuk janë vetëm guri dhe betoni, janë drejtësia, shpresa, institucionet, një sistem që funksionon për njerëzit. Jeta e përditshme po ndryshon, mënyra e qeverisjes po ndryshon. Dhe siç thamë para popullit dhe para historisë, koha e Maqedonisë po vjen", tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se Gjorçe Petrov besonte se lufta nuk ishte vetëm për territor, por edhe për shkolla, për të drejta civile, për shkrimin e librave, për ndërgjegjësim, për dinjitet. sa/