Mickoski: Mbetemi të përkushtuar në luftën kundër praktikave të padrejta tregtare dhe keqpërdorimeve të cilat ndikojnë në standardin jetësor
- Disa tregtarë individë dhe zinxhirë tregtarë po sillen pa përgjegjësi duke përfituar përmes çmimeve enorme të produkteve të cilat i paguajnë qytetarët. Këtë mes tjerash e kuptoj edhe si sulm ndaj shtetit, qytetarëve dhe integritetit të vet.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:39, 29 janar, 2025
Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Disa tregtarë individë dhe zinxhirë tregtarë po sillen pa përgjegjësi duke përfituar përmes çmimeve enorme të produkteve të cilat i paguajnë qytetarët. Këtë mes tjerash e kuptoj edhe si sulm ndaj shtetit, qytetarëve dhe integritetit të vet.
Rritja e çmimeve e thekson nevojën për aksion vendimtar, përgjegjës dhe transparent. Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar tërësisht në luftën kundër praktikave të padrejta tregtare dhe keqpërdorimeve të cialt drejtpërdrejtë ndikojnë në standardin jetësor, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në Fejsbuk.
Ai e tha këtë pas takimit, të cilin sot e realizoi me Komisionin për mbrojtje të konkurrencës, ministrin e Ekonomisë, zëvendësministrin e Ekonomisë dhe drejtorin e inspektoratit të tregut, ku, siç theksoi, urdhëroi kontrolle të përforcuara dhe reagim urgjent në terren.
"Në frymën e solidaritetit, e kuptoj thirrjen për bojkot të marketeve, si akt të rezistencës qytetare kundër sjelljes monopole dhe papërgjegjësisë shoqërore të disa tregtarëve. Kam njohuri të qarta se disa subjekte të caktuara në mënyrë spekuluese po tentojnë të gjenerojnë fitime të mëdha në kurriz të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet!", shkroi Mickoski.
Theksoi se të gjithë të cilët morën pjesë në takim kanë detyrë të qartë ta kontrollojnë sjelljen e tregtarëve dhe të parandalojnë keqpërdorime të tilla.
"Do të insistoj për transparencë dhe dënime rigoroze për të gjithë të cilët do të konstatohet se mashtrojnë ligjin dhe i keqpërdorin qytetarët dhe furnitorët. Së bashku do t'i kundërshtojmë të gjithë të cilët mendojnë se do të pasurohen në llogarinë tonë. Do të përballemi me këtë problem dhe do të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë për ta mbrojtur standardin jetësor të të gjithë qytetarëve tanë!. Në të njejtën kohë, do të vazhdojmë edhe me subvencionimin e kategorive më të goditura të qytetarëve në mënyrë që plotësisht t'i minimizojmë efektet negative nga rritja e çmimeve", kumtoi Mickoski.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente, por edhe tregtarëve, të sillen me përgjegjësi maksimale dhe respekt ndaj popullit.
"Këto janë kohë të ndershmërisë, lojës së drejtë dhe solidaritetit! Së bashku do të ndërtojmë sistem i cili do të jetë në dobi të të gjithëve, përballë interesave të disave të cilët dëshirojnë të pasurohen në hall të qytetarëve!", ceket në kumtimin në Fejsbuk.
Sipas shembullit të Kroacisë, në mediumet sociale u paraqitën thirrje që nesër qytetarët në vend të mos tregtojnë në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë aksioni u zgjerua edhe në vende të tjera ballkanike si Bosnë e Hercegovinë, Mal të Zi, Slloveni. Organiuata e konsumatorëve të Maqedonisë, edhe pse nuk është organizuese e këtyre aktiviteteve, i mbështetë thirrjet për bojkot, posaçërisht që, siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore.
"Edhe pse e dimë se si formohen çmimet e produkteve megjithatë ekziston diçka që quhet standard i qytetarëve. Shpresojmë se Qeveria do t'i mbështetë qytetarët dhe do të bëhet diçka afatgjate. Për shembull shporta e pranverës e cila do të zgjaste tre muaj në vend se një", thotë Lonçar.
Mickoski dje në konferencë prë shtyp në Qeveri, duke u prëgjigjur në ypetje të qytetarëve lidhur me thirrjet për bojkot theksoi se ka mirëkuptim personal për aksion për bojkot të marketeve të premten prë shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe prësëriti se institucionet e ndjekin gjendjen dhe reagojnë tek ata tregtarë që gjenerojnë përfitim të lartë. Ai dje premtoi se do t'u drejtohet institucioneve adekuate për ndërmarrje të masave reth çështjes se një pjesë e prodhursve janë shantazhuar nga zinxhirët e mëdhenj të marketeve, të cilët tentuan të mashtrojnë ligjin për praktika jo të drejta tregtare dhe u kanë dhënë marrëveshje me 10 për qind marzhë, por më pas kanë ofruar marrëveshje speciale për marzhë edhe deri 45 për qind.
VMRO-DPMNE dje kumtoi se e mbështetë nismën për bojkot të marketeve dhe theksoi se institucioneve do t'i hetojnë të gjitha keqpërdorimet. Shtojnë se nuk ka kurfarë arsye ekonomike për rritje të çmimeve përtej arbitraritetit ë tregtarëve, që e justifikon atë përveç fitimit të madh në kurriz të qytetarëve.
Nga LSDM ndërkaq vlerësuan se aksioni për bojkot të marketeve po përhapet edhe tek ne sepse Qeveria nuk i ka mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve. ab/
Foto: Profili në FB i Hristian Mickoskit/МIА arkivi