• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski mandatar për përbërjen e Qeverisë

Mickoski mandatar për përbërjen e Qeverisë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ia ka ndarë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partia e të cilit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj fitoi 58 mandate.

Siljanovska Davkova, duke iu referuar afateve kushtetuese dhe faktit se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi është zgjedhur me 76 vota, shprehu bindjen se Mickoski mund të formojë qeveri dhe për këtë ia beson atij mandatin.

Nga sot nis afati njëzetditor për formimin e Qeverisë së re. Mandatari Mickoski dje tha se pret që qeveria e re të formohet para afatit përfundimtar, ndërsa pas shënimit të përvjetorit të partisë më 17 qershor.

Pritet që pas takimit me Siljanovska Davkovën, mandatari të japë deklaratë për mediat.

VMRO-DPMNE për formimin e Qeverisë së re ka zhvilluar bisedime me koalicionin Vlen dhe ZNAM. Tashmë dihet ndarja e departamenteve, ndërsa emrat ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR