• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Më vjen keq që qytetarët po ballafaqohen me probleme në shëndetësi për të cilat menduam se ishin pjesë e shekullit të kaluar

Mickoski: Më vjen keq që qytetarët po ballafaqohen me probleme në shëndetësi për të cilat menduam se ishin pjesë e shekullit të kaluar

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës të Asamblesë së Përgjithshme të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL), tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së re do të jetë shëndetësia.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ngjarjet në Qendrën Klinike, Mickoski shprehu keqardhje që qytetarët po përballen me probleme, për të cilat tha "kemi menduar se janë pjesë e shekullit të kaluar", dhe tha se do të ketë përgjegjësi.

"Një nga prioritetet kyçe do të jetë shëndetësia, ka shumë prioritete, por një nga ato kyçe do të jetë shëndetësia. Secili nga ne në bazë të përditshme ka kontakt me shëndetësinë dhe më vjen keq që kjo u ndodh qytetarëve të Maqedonisë, në shekullin 21 pacientët të na vdesin në korridore ose të ndodhin infeksione të cilat menduam se janë e kaluar dhe janë pjesë e shekullit të kaluar. Për këtë do të ketë përgjegjësi", tha Mickoski.

Ai theksoi se në të kaluarën si opozitë vazhdimisht i kanë vënë në dukje dobësitë e shëndetësisë së Maqedonisë, por siç tha, qeveria e atëhershme paralajmërimet e tilla i interpretonte si politizëm dhe ndjekje të pikëve politike.

Në gjendje të dëshpëruar është qendra klinike, nuk punojnë sallat e kirurgjisë tashmë me muaj, një mur mbajtës po bie. A do të jetë reforma e Qendrës Klinike ndër të parat...

"Një nga prioritetet tona kryesore do të jetë zgjidhja e këtij problemi. Më vjen keq që gjithçka që thamë në të kaluarën rezultoi e vërtetë dhe më vjen keq që u interpretua nga të paktët që janë ende pjesë e qeverisjes aktuale si politikëbërje, pasione të ulëta dhe ndjekje e pikëve politike në vend që të përvelin mëngët dhe për t'u kapur në punë. Do t'ju kujtoj rastin e Onkologjisë kur paralajmëruam për shumë probleme akute që ka shëndetësia e Maqedonisë, por fatkeqësisht nuk gjetëm mirëkuptim nga shumica e atëhershme ende aktuale, por tani kjo është prapa nesh", tha Mickoski. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR