Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë siguron profesionalizëm dhe kompetencë të të gjithë qytetarëve në Maqedoni
- – Ligji për përfaqësim të drejtë siguron profesionalizëm dhe kompetencë të të gjithë qytetarëve në Maqedoni, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas vizitës së sotme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 13:19, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) – Ligji për përfaqësim të drejtë siguron profesionalizëm dhe kompetencë të të gjithë qytetarëve në Maqedoni, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas vizitës së sotme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.
Kryetari i Qeverisë theksoi se Ligji për përfaqësim të drejtë ndoshta që sot do të dërgohet në Komisionin e Venecias për mendim, ndërsa pastaj edhe në Kuvend për miratim.
“Opozita shqiptare pati mundësinë për më shumë se 20 vjet të krijonte ligj që do të siguronte përfaqësim të drejtë, por nuk e bëri këtë. Ata krijuan implante që përfunduan me keqpërdorime dhe mashtrime të mëdha. Ajo opozitë, kur ishte në qeveri në atë kohë, vetë tha në një raport se koha për të ashtuquajturin mjet balancues ka kaluar dhe duhet të zëvendësohet me një mënyrë të re për të siguruar përfaqësim të drejtë. Megjithatë, besueshmëria e atyre politikanëve dhe veçanërisht për këtë ligj, është reduktuar në zero”, theksoi Mickoski.
Sipas kryeministrit, qëllimi i ligjit të ri është që të sigurohet profesionalizëm, të jetë i zbatueshëm dhe të mos politizohet.
“Le të presim që Komisioni i Venecias të japë mendimin e tij, dhe pastaj të gjithë anëtarët e parlamentit do ta kenë propozim-tekstin dhe do të mund të marrin pjesë me amendamente, dhe nëse miratohet forma, ajo do të votohet dhe më pas do të zbatohet. Ne duam që gjithçka të jetë ashtu siç duhet, në mënyrë që të mos politizohet dhe të mos krijohet një çështje politike aty ku nuk ka nevojë. Ky është një ligj që siguron profesionalizëm dhe kompetencë të të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, theksoi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski. fc/
Foto/video: MIA