• e mërkurë, 29 janar 2025

Mickoski - Lami: Bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët

Mickoski - Lami: Bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Gjendja aktuale, bashkëpunimi ekonomik dhe politik, ishin në fokus të bisedës telefonike të kryeministrit Hristijan Mickoski me sekretarin britanik të shtetit për punë të jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, Dejvid Lami. 

Kryeministri Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi angazhimin për bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët.

Bashkëbiseduesit konstatuan se ekziston hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energjetikë dhe shkëmbime ekonomike.

Mickoski dhe Lami, siç është theksuar në kumtesë, biseduan për disa çështje me kontekst rajonal, ku u theksua angazhimi i palës së RMV-së për zhvillimin e një politike dialogu dhe bashkëpunimi të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella. ls/

Foto; Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR