Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në akset rrugore rreth Manastirit dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit deri në Gajre
- – Është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës prej 100 – 150 metra në akset rrugore rreth qytetit Manastir dhe prej 20 -30 metra në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit deri në fshatin Gajre, informon LAMM.
- Post By Fitore Curri
- 18:55, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) – Është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës prej 100 – 150 metra në akset rrugore rreth qytetit Manastir dhe prej 20 -30 metra në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit deri në fshatin Gajre, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë luginave dhe grykave ka mundësi për rrëshqitje të imëta të dheut. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Edhe NP “Rrugët e Maqedonisë” ekipet e së cilës janë vazhdimisht në teren me mekanizmin e plotë në dispozicion, bën thirrje për drejtim me kujdes me veturat, respektimin e sinjalizimit të vendosur dhe përshtatjen e shpejtësisë në bazë të kushteve në rrugë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s