• e martë, 05 nëntor 2024

Mickoski: Korniza me Hungarinë është e hapur, tani nevojiten 500 milionë euro dhe për këtë aq janë dakorduar

Mickoski: Korniza me Hungarinë është e hapur, tani nevojiten 500 milionë euro dhe për këtë aq janë dakorduar

Ohër, 15 korrik 2024 (MIA) - Gjysma e 500 milionë eurove të cilat vendi i dakordoi me Hungarinë, do të jenë për komunat, ndërsa gjysma për biznesin, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Siç sqaroi, komunat do t'i shfrytëzojnë paratë për projekte konkrete të cilat do tua përmirësonin jetën qytetarëve, ndërsa firmat do të marrin ndihmë për shkak të kushteve aktuale të këqija të tregut, por në llogari të kësaj do të duhet të "kthejnë" me investime, të paktën 5.000 të punësuar të rinj dhe rritje të prodhimtarisë prej pesë për qind mbi  shkallën e inflacionit. 

Sipas tij, janë zgjedhur reagimet e disa politikanëve se ka premtuar një miliardë euro, ndërsa ka sjellë 500 milionë. Mjetet, tha, sigurohen në bazë të nevojave. Bashkëpunimi me Hungarinë nuk është kufizuar, korniza është e hapur, ndërsa për momentin nevojiten 500 milionë dhe për këtë, theksoi, vetëm aq janë siguruar. 

Duhet të kemi koncept, shtoi Mickoski, ndërsa ideja është që nga asgjë të bëhet diçka sepse gjendjen që e trashëgoi Qeveria është alarmante. 

"Nga kjo asgjë që na e lanë, të bëjmë diçka, këtë po bëjmë tani, po luftojmë të sigurojmë më shumë. Ata nxituan menjëherë me kritike, 'premtoi një miliard, solli 500'. Tani janë 500. Kemi një obligacion që ata e morën me kushte jashtëzakonisht të këqija, por duhet të përfundojë në 25 janar. Pse duhet të marrim 500 milionë tani që qytetarët të paguajnë interes, kur mundemi në janar. Korniza është e hapur për ne. Pse duhet të paguajmë 10 - 15 milionë euro tani, do të bëjmë edhe 30 salla të tilla, pse t'i shpenzojmë ato para? Duhet të keni koncept, me paratë e dinë të gjithë, por ideja është të bësh diçka nga asgjëja. Çështja është që nuk na lanë gjë, të bëjmë diçka, këtë po bëjmë tani, po luftojmë të sigurojmë më shumë", theksoi kryeministri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Ohër, Mickoski përsëriti se 500 milionë eurot e dakorduara me Hungarinë, në fakt janë, bashkëpunimi special ekonomik në nivel të qeverive. 

"Ky është një lloj bashkëpunimi që nuk është i kufizuar. Më vjen keq që lexova në media komente nga politikanë të caktuar – 'premtoi një miliard, solli 500 milionë'. Unë them, kemi premtuar një miliard, kemi sjellë më shumë, por atëherë kur është e nevojshme. Tani për momentin na duhen 500 milionë, 250 për komunat që t'i financojmë projektet e tyre, gjë që është shumë e rëndësishme për qytetarët, sepse duan projekte konkrete, u lodhën me përralla dhe këto do të miratohen me ribalancin dhe 250 milionë euro që duam t'u japim kompanive, bankës, janë për ta, sepse kushtet që kanë në treg janë të paktën 2,5 herë më keq: 6-7 për qind interes pa grejs periudhë, periudhë më e shkurtër e shlyerjes,... Praktikisht, kështu është ngritur sistemi sot në biznes, vetëm ata që nuk kanë nevojë mund të marrin kredi, ata që kanë, jo sepse u kërkojnë certifikatë lindjeje. Prandaj, ne themi, 'ja, kjo është mbështetje nga ne si Qeveri, dhe cili është detyrimi juaj si biznes?' Obligimi juaj është që të keni së paku aq mjete për të investuar në këto 250 milionë, pra gjysmë miliardë investime për të siguruar në vit të paktën 5.000 punëtorë të rinj dhe rritje të prodhimit pesë për qind mbi normën e inflacionit", theksoi Mickoski.

Kjo, nënvizoi, do të kërkohet nga biznesi, sepse "partneriteti nënkupton dy anë".

"Ne themi se do të keni aktivitet investimi që do të rrisë shtrirjen e funksionimit tuaj dhe është e rëndësishme që ne të kemi një produkt vendas të rritur. Dhe tani, që i tremb strukturat e caktuara nga opozita, thonë me vete 'këto do të jenë shumë të suksesshme, çfarë do të bëjmë në zgjedhjet lokale'. Prandaj kanë frikë. Sa për huazimet e shtrenjta të së shkuarës, le të presin. Për këtë kemi thënë se kjo është një kornizë dhe menjëherë kanë nxituar të kritikojnë, 'premtoi një miliard, solli 500", tha Mickoski.

Ai ishte për vizitë në teren në Komunën Ohër, ku kreu mbikëqyrje në shumë projekte. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR