• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski ka dorëzuar ndryshime në Ligjin për Energjetikë me të cilat nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëri

Mickoski ka dorëzuar ndryshime në Ligjin për Energjetikë me të cilat nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për amvisëri

 Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Një grup deputetësh nga koalicioni "Maqedonia Jote" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot në Kuvend  ka dorëzuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjetikë me procedurë të shkurtuar me çfarë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, informon në konferencë për media në Kuvend mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

 "Duke pasur parasysh se si qeveri e ardhshme nuk duam të ndërhyjmë në punën e organeve të pavarura rregullatore, por edhe si qeveri e ardhshme kemi përgjegjësi, ndërsa këtë e premuam edhe para qytetarëve gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare se ato do të jenë prioriteti ynë dhe  standardi i qytetarëve do të jetë prioriteti ynë dhe si qeveri synojmë të kujdesemi seriozisht të kujdesemi për standardin e tyre dhe të mos lejojmë që i njëjti për interesa të vogla të individëve të fillohet, gjegjësisht të rrezikohet. Në këtë kuptim, një grup deputetësh nga koalicioni "Maqedonia Jote" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot jam i pari që e nënshkruan, dorëzuam në arkivin e Kuvendit të Maqedonisë Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit me procedurë të shkurtuar, me çfarë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht standardi i qytetarëve do të mbrohet  dhe nuk do të lejohet rritje dramatike e çmimit të energjisë elektrike", tha Mickoski.  

 Ai sqaroi se me këto ndryshime para së gjithash amvisëritë të cilat janë në grupin e parë dhe të dytë nuk do të kenë rritje të faturave të energjisë elektrike, ndërsa nuk pret rritje të ndjeshme edhe për konsumatorët e grupit të tretë dhe të katërt, gjegjësisht kjo do të lëvizte nga 1 deri në 2 për qind.

Me dorëzimin e propozim-ligjit, siç tha, do të parandalohet një rritje prej 5 për qind të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga 1 korriku, sipas vendimit të marrë këto ditë nga Qeveria teknike. 

 Mickoski sqaroi se çmimi i energjisë elektrike formohet si shumë prej katër shumash: çmimi për shërbimet e MEPSO-s, të distribimit të EVN-së, të operatorit të tregut MEMO dhe çmimi i energjisë elektrike nga EMV (ish-ELEM), i cili me vendim të Qeveria teknike duhet të rritet me 5 për qind, përkatësisht  nga 57 në 60 euro për kilovat orë.

Ai gjithashtu  i dërgoi një mesazh furnizuesit universal që të bëjë, siç thotë, një optimizim shumë të kujdesshëm të nevojave të tij, gjegjësishtgjatë furnizimit të energjisë elektrike të udhëhiqet fillimisht nga interesat e qytetarëve, të mos furnizojë sasi të energjisë elektrike që nuk do të jetë e nevojshme, pra të bëjë optimizim në furnizimin e saj të energjisë elektrike.

 Ai paralajmëroi  se do të merren aktivitetet në gjashtë muajt e ardhshëm  që ta riorganizojnë sektorin eneergjetik dhe tashmë në periudhën e ardhshme rregullative nga 1 janari i vitit 2025 deri më 30 qershor të vitit 2025 qytetarët do të marrin fatura më të lira të energjisë elektrike, si dhe industria që është në tregun e rregulluar.

Foto: VMRO-DPMNE 

QËNDRONI TË LIDHUR