• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Ka grup pune të ekspertëve i cili punon në zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë

Mickoski: Ka grup pune të ekspertëve i cili punon në zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim të drejtë dhe se ministri i Administratës Publike nuk është pjesë e tij.

“Unë nuk i komentoj qëndrimet e individëve që vijnë nga partnerët tanë të koalicionit. Po, ka një grup pune në të cilin ka ekspertë që po punojnë për hartimin e një zgjidhjeje ligjore që do të jetë kushtetuese, e cila pasi të përcaktohet do t'i jepet publikut për mbikëqyrje, do të dëgjojmë gjykatën e publikut dhe më pas Komisionit të Venecias para se të hynte në procedurë parlamentare. Përndryshe, po, ka një grup të tillë”, ministri Minçev nuk është në atë grup, tha Mickoski i pyetur nëse ka grup punues për Ligjin për përfaqësim të drejtë, duke qenë se dy partnerët e tjerë të koalicionit në Qeveri kanë qëndrime të ndryshme për këtë çështje.

Në pyetjen e gazetarëve, kryeministri Mickoski përsëriti se deri vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. 

“Një gjë është e sigurt e ajo është se nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Sipas gjitha gjasave kjo do të jetë me korrigjimin e koeficienteve”, thotë Mickoski, në deklaratën për gazetarët para paraqitjes në konferencën e “Blumberg Adria” në temën “Potenciali ekonomik dhe mundësitë zhvillimore për Maqedoninë” . fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR