Mickoski ka besim te Izet Mexhiti, BDI-së i tha të dorëzojnë prova
- Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka besim në punën e Izet Mexhitit, ndërsa i tha BDI-së nëse kanë prova për punën e tij të paligjshme t'i dorëzojnë.
- Post By Sara Ademi
- 13:49, 24 shkurt, 2025

Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka besim në punën e Izet Mexhitit, ndërsa i tha BDI-së nëse kanë prova për punën e tij të paligjshme t'i dorëzojnë.
Kjo ishte përgjigjja e Mickoskit në pyetjen e gazetarëve ta komentojë kumtesën e BDI-së ku ata shprehin dyshime për sistemimin e fondeve për projekte në kulturë, duke theksuar se Sarana Ademi, e cila është shef kabineti në partinë e Mexhitit, Lëvizja Demokratike, është emëruar anëtare e Komisionit për Veprimtari muzikore.
Kryeministri Mickoski në përgjigje tha se edhe me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i mjedisit Jetësor ka bashkëpunim të ngushtë.
"Absolutisht të gjithë ata që posedojnë prova për diçka të tillë për të cilën BDI pretendon u bëj thirrje, të gjithë e dinë numrin tim. Sot, nesër le të vijnë, nëse është e nevojshme do të largohem nga mbledhja për të parë ato prova dhe për t'ua dhënë autoriteteve që duhet të veprojnë. Përndryshe, më duhet të paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë të mbjellin farë, të merren me mjegullën, mjegullën që rëndohet me fjalën korrupsion, sepse ky ishte emri i tyre i dytë në të kaluarën, në të cilin atribut kryesor ishte Qendra Tregtare Soravia në Shkup, makinat Rolls-Rojs, ambientet afariste të familjes së nënkryetarit të atëhershëm dhe shef kabineti i zotëri Ahmetit e kështu me radhë", theksoi Mickoski në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Sipas kryeministrit për renditjen e skandaleve të BDI-së, mund të ketë një konferencë të tërë për media. Ai për BDI-në vlerësoi se "Frojd, sundon me nënndërgjegjen e tyre", dhe theksoi se ka besim absolut në punën e zotëri Mexhitit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s