• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Jemi për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, por kundër marrëveshjes që do të përfshijë dënime mbi 200 milionë euro dhe një javë pune prej 60-orësh

Mickoski: Jemi për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, por kundër marrëveshjes që do të përfshijë dënime mbi 200 milionë euro dhe një javë pune prej 60-orësh

Veles, 25 prill 2023 (MIA) - Ne si VMRO-DPMNE nuk jemi kundër asnjë projekti që përfshin një target grup të caktuar, grup etnik, pozitë gjeografike në Maqedoni, as nuk jemi kundër ndërtimit të korridoreve siç jenë pjesë nga korridori 10D dhe një pjesë e korridorit 8, të cilat aktualisht janë në programin e VMRO-DPMNE-së. Jemi kundër javës së punës, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të zgjatet nga 40 në 60 orë pune, ndërsa të nënshkruhet një marrëveshje që do të përfshijë gjoba mbi 200 milionë euro. Po, ne jemi kundër kësaj dhe do të ketë përgjegjësi për këtë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga komuna e Gradsko, i pyetur për komente për korridoret 8 dhe 10D në ndërtim e sipër nga "Behtel dhe Enka".

"Ne jemi kundër për sa i përket arbitrazhit dhe mosmarrëveshjes me kompaninë kontraktore, të pezullohet legjislacioni i Maqedonisë dhe të zbatohet legjislacioni i Anglisë dhe Uellsit, e cila për nga natyra e saj është e ndryshme nga ajo e Maqedonisë, përkatësisht e Maqedonisë është një model kontinental, ndërsa ky është një model anglo-sakson.Jemi kundër kur shpenzohen paratë e buxhetit, paratë e qytetarëve, të pezullohet Ligji për Prokurim Publik, siç kërkoi lideri i BDI-së i mbështetur nga partneri më i vogël LSDM, tha Mickoski.

Ai shtoi se edhe VMRO-DPMNE është kundër ndërtimit të këtij projekti të madh pa marrë leje ndërtimi. VMRO - DPMNE është kundër, theksoi Mickoski, që të vendosen çmime për asfaltin, për betonin, për pastrimin e terrenit dy deri në tre herë më të larta se çmimet e tregut dhe për shpronësimin e ndërtimeve pa leje me çmim të njëjtë me ndërtimet legale.

"Dhe përfundimisht, ne jemi kundër krimit që është prezent në këtë projekt, theksoi Mickoski.

"Sipas tij, ekziston një mënyrë për të dëshmuar se ata vërtet kujdesen për Maqedoninë, ekonominë e Maqedonisë, qytetarët, e ajo është që të njëjtat kushte që i kanë nënshkruar t'ua japin kompanivetona, t'i mbledhin pavarësisht nëse pronari i Kompanisë është maqedonas, shqiptar, turk, roml, vlleh, bonshjak, sërb.

"Ja, le të mblidhen kompanitë në Maqedoni dhe le të thonë, ja ku është projekti, do ta bëni ju. Jo të më tregoni se 30, 40, 50 për qind do të jenë punëtorë të Maqedonisë, le të jetë 100 për qind nëse ata vërtet kujdesen për ekonominë dhe qytetarët e Maqedonisë. Kjo është ajo që ne jemi kundër dhe do të jemi kundër dhe do të luftojmë ashpër për të korrigjuar të gjitha këto. Ne nuk jemi kundër ndërtimit. Ne jemi një parti e njohur për ndërtimin, për realizimin e projekteve. Ne nuk jemi kundër kompanive me reputacion, por jemi për kompanitë tona dhe do të vazhdojmë të luftojmë për kompanitë tona dhe do të bëjmë gjithçka që qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së që kompanitë tona të kenë kushte pune me të cilat do të punësojnë qytetarët tanë", tha kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski. ls/

Видео: ВМРО - ДПМНЕ

Фото:МИА

QËNDRONI TË LIDHUR