Mickoski: Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë - Ohër, e zhbllokuam njërin prej projekteve më të ndërlikuara infrasttrukturore
- Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë - Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:02, 13 korrik, 2025
Ohër, 13 korrik 2025 (MIA) - Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë - Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Në lëshimin në përdorim mori pjesë kryeministri hristian Mickopski, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për lëshim në prëdorim të aksit të autostradës, por moment të kthimit të besimit dhe dëshmi se kur ndërmerret përgjegjësia me ndërgjegje të pastër dhe qëllim të sinqertë, atëherë ndryshimet ndodhin.
"Vetëm një vit pasi që e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, arritëm ta zhbllokojmë njërin prej projekteve më të mëdha dhe më të ndërlikuar infrastrukturor në Maqedoni. Projekt i cili me vite qëndronte si simbol i stagnimit, pasqyrë e turpshme për shtetin që qëndron në vend, ndërsa sot është simbol i kohës së re. Sot vetëm një vit pasi që e morëm besimin e popullit treguam se çfarë do të thotë puna e vërtetë me vepra, dhe jo me fjalë. Çdo metër e autostradës është ndërtuar me punë të mundimshme, por edhe me vullnet të qartë për përparim dhe t'i vihet fundi dështimeve nga e kaluara", tha Mickoski.

Shtoi se si Qeveri nuk mbesin këtu dhe se vitin e ardhshëm autostrada Kërçovë - Ohër do të përfundohet në tërësi dhe do të vihet në funksion. Kjo, theksoi, nuk do të jetë fitore e rastësishme, por sukses i planifikuar dhe rezultat i punës së vlefshme të përditshme me prëgjegjësi.
Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski dakordohet se kjo autostradë qartë e tregon dallimin mes Qeverisë së tanishme dhe asaj të kaluar.
Është kënaqësi e madhe, theksoi Nikollovski, t'i shohim 20 kilometrat e parë në realitet se si mund t'i shfrytëzojnë qytetarët nga i mbarë vendi, të udhëtohet më shpejtë edhe deri në Tetovë edhe deri në Gostivar edhe deri një Shkup, të ndëridhet Maqedonia me Shqipërinë dhe gjithsesi të hapen qendrat e mëdha turistike Ohri dhe Struga për të gjithë të cilët dëshirojnë t'i vizitojnë.

Nikollovski shpreson se për kohë shumë të shpejtë do të prëfundohet edhe pjesa e dytë dhe deri në fund të vitit të ardhshëm e tërë autostrada. Gjatësia e prëgjithshme e autostradës është 57 kilometra. ab/
Foto: МIА