Mickoski: Institucionet parashtrojnë padi, por lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të zhvillohet me Prokurori dhe prokuror republikan të këtillë
- Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të zhvillohet me Prokurori dhe prokuror republikan të këtillë. Institucionet, thotë ai, vazhdimisht parashtrojnë padi për krim të kryer, por, thekson, prokuroria nuk ndërmerr asgjë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:34, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të zhvillohet me Prokurori dhe prokuror republikan të këtillë. Institucionet, thotë ai, vazhdimisht parashtrojnë padi për krim të kryer, por, thekson, prokuroria nuk ndërmerr asgjë.
"Institucionet po ndërmarrin masa, parashtrojnë padi, por prokuroria duhet të ndërmarrë. Ky është thelbi. Nuk mundeni ju me këtë prokurori, me këtë prokuror të pritni rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Mund t'i numëroj ndoshta 100, 200 padi nga ana e institucioneve të cilat janë parashtruar në prokurori, atje nuk ka kurfarë rezultati kështu që duhet prokuroria të ndërmarrë", deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse nuk është koha institucionet të ndërmarrin masa duke pasur parasysh atë që Enti shtetërorpër revizion vazhdimisht publikon raporte për krime dhe parregullsi.
Sipas kryeministrit Mickoski, i cili kontrolloi aktivitetet ndërtimore në rrugën nga Klimeshtica deri në Ohër, institucionet vazhdimisht ndërmarrin masa, por, siç theksoi, me këta prokurorë, me këtë prokuror, është e kotë.
Kuvendi më 29 korrik të këtij viti, me 71 vota "për" dhe asnjë "kundër" dhe "të përmbajtur" e pranoi interpelancën për punën e Prokurorit republikan publik, Ljupço Kocevski, parashtruar nga E Majta.
Kuvendi votoi edhe konkludimin në të cilin konstatoi se thëniet në interpelancën për punën e prokurorit publik Kocevski janë të bazuara, dhe i cili duhej t'i dërgohej Qeverisë dhe prkurorit shtetëror publik. ab/
Foto: Printskrin