• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Hungaria është përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm

Mickoski: Hungaria është përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit tonë të plotëfuqishëm

Ohër, 27 shtator 2024 (MIA) - Hungaria çdoherë ka qenë përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe aspiratave tona për anëtarësim të plotëfuqishëm, konkludoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër me kolegun hungarez, Viktor Orban.

Ai potencoi se dy shtetet kanë vizion të përbashkët për Ballkan të integruar, ku të gjitha vendet nga rajoni do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

"Ky vizion nuk ka të bëjë vetëm me integrimet politike dhe ekonomike, por edhe të lidhjes sonë të përbashkët kulturore dhe historike, e cila është kyçe për stabilitetin e tërë Gadishullit Ballkanik. Besoj se me përkrahjen e Hungarisë dhe aleatëve tanë tjerë, Ballkani do të merr vendin e merituar në Union", tha Mickoski.

Historia, tha ai, dëshmon për synim tonë të përbahskët ndaj paqes, prosperitetit dhe bashkëpunimit.

"Hungaria në të kaluarën ishte një nga partnerët tanë të parë, i cili i ka njohur synimet tona për pavarësi dhe sovranitet. Me vite prapa, lidhjet politike dhe ekonomike mes dy vendeve thellohen, ndërsa takimet e sotme vetëm e konfirmojnë aleancën tonë strategjike", tha Mickoski.

Në takimin e sotëm tet-a-tet me kolegun hungarez, ai informoi se kanë biseduar për më shumë tema me rëndësi bilaterale dhe rajonale.

"Ne ndajmë një vizion të përbashkët për stabilitet rajonal dhe prosperitet ekonomik, ndërsa bisedimet e sotme u përqëndruan në projekte konkrete që do të nxisin zhvillimin e komunave dhe bizneseve tona. Diskutuam projekte strategjike si transporti Veri-Jug dhe korridori energjetik, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë, që ka një rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit, ndërsa bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç për implementimin e suksesshëm të këtyre iniciativave. Hungaria është shembull se si marrëdhëniet e forta bilaterale dhe vizioni i përbashkët mund të sjellin rezultate konkrete", konkludoi Mickoski.

Vizita e kryeministrit të Hungarisë në vend pritet se do të kontribuojë për partneritet edhe më të madh dhe për mundësi të reja për bashkëpunim, të cilat do t'i realizojmë në interes të qytetarëve.

Paraprakisht delegacionet e dy vendeve kanë mbajtur seancë ndërqeveritare, ndërsa janë realizuar edhe takime bilatrale mes ministrave resorë të dy qeverive. bsh/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR