• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Gjorgjievski në 72 orët e para do të pastrojë mbeturinat në Shkup, përgjegjësi do të ketë me emër dhe mbiemër

Mickoski: Gjorgjievski në 72 orët e para do të pastrojë mbeturinat në Shkup, përgjegjësi do të ketë me emër dhe mbiemër

Shkup, 24 shtator 2025 (MIA) - Më 19 tetor Orce Gjorgjievski do të zgjidhet për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe në 72 orët e para Shkupi do të ketë një pastrim të përgjithshëm nga mbeturinat që do t'i lenë ata që do të largohen, ndërsa pastaj pason përgjegjësia. Jini të sigurtë se do të ketë përgjegjësi dhe do të ketë me emër dhe mbiemër. Këtë e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në sallën sportive në SHF. "Dimitar Pop Berovski", në Komunën e Gjorçe Petrovit. 

Në pyetjen nëse ndejn përgjegjësi për mosngritjen e mbeturinave në Shkup nga ana e Higjienës Komunale dhe se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ishte mbështetur nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se shumë herë ka kërkuar falje për atë që e ka mbështetur si kandidate e pavarur. 

"A ndjej përgjegjësi që e kam mbështetur atëherë si kandidate e pavarur, e kam treguar të paktën 10 herë. Po ndjejë dhe kam kërkuar falje të paktën 10 herë. Dhe përsëri do ta them, kërkojë falje që atëherë kam qëndruar prapa kandidates së pavarur Danella Arsovskës. Dhe për këtë arsye e kam thënë këtë të paktën 10 herë që atë gabim nuk do ta përsërisim më. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë Orce Gjorgjievski që në raundin e parë dhe siç e ka premtuar vetë para shkupjanëve, në 72 orët e para do të përvel krahët dhe do ta pastrojë Qytetin e Shkupit nga mbeturinat", deklaroi Mickoski. 

Ai i kujtoi situatën kur kryetarët e komunave të Shkupit u vetëorganizuan për të mbledhur mbeturinat dhe se ata që ishin përgjegjës atëherë në deponinë Drislla kishin mbyllur derën, ndërkohë që kryetarët e komunave morën edhe padi penale.

"Na falni, unë jam person përgjegjës, kryetar i Qeverisë, kryetar i partisë më të madhe politike dhe nuk mund të lejoj dhe të sakrifikoj kryetarë komunash që janë zgjedhur nga qytetarët që dikush të shfaqë frustrimet e tij mbi ta", tha kryeministri Mickoski. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR