• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mickoski: Gjendja me zjarret është nën kontroll, në terren janë DMSH, MPB dhe Armata, është aktivizuar mekanizimi i BE-së

Mickoski: Gjendja me zjarret është nën kontroll, në terren janë DMSH, MPB dhe Armata, është aktivizuar mekanizimi i BE-së

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se gjendja me zjarret në vend është nën kontroll dhe se për momentin nuk ka stuhi zjarri të cilat janë jashtë kontrolli. Për një pjesë të madhe të zjarreve, tha kryeministri, ekzistojnë dyshime për zjarrvënie. 

"Kemi prej 30 e më tepër zjarre çdo ditë, dje ishin mbi 50 zjarre. Pjesa më e madhe prej tyre ekzistojnë dyshime se janë të qëllimshme ose kanë ndodhur nga pakujdesia. Deri tani mund të them se në muajin korrik e kemi punën plotësisht nën kontroll. Në funksion janë aeroplanët operativë të cilat i ka Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, armata dhe policia. Në funksion janë automjetet speciale të cilat i përgatisim, sepse e kemi ditur se çfarë na pretë në verë", theksoi Mickoski. 

Kryeministri rikujtoi se është aktivizuar edhe Mekanizmi i BE-së, por, siç tha, duke pasur parasysh që zjarret po përhapen në të gjithë Evropën, me siguri nuk ka aeroplan të lirë që do të ishin pjesë e atij mekanizmi të BE-së që do të ndihmonte.

"Mekanizmi evropian është aktivizuar para disa ditësh, por duke pasur parasysh se një lloj i tillë i stuhisë së zjarrit ka gjithandej në Evropë, po flas në pjesën mesdhetare. Në Greqi ka viktima, zjarre të mëdha, lagje të tëra të prekura, në Turqi gjithashtu ka viktima dhe të lënduar, lagje të tëra, qytete të tëra, Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Serbia, para disa ditësh e di që kanë pasur 240 në ditë. Në Spanjë, Itali, Qipro, gjithashtu. Kështu që në këtë moment nuk ka aeroplan të lirë, le të themi, që do të ishin pjesë e atij mekanizmi të BE-së që do të ndihmonte", tha Mickoski. 

Kryeministri tha se për momentin më shumë se 200 pjesëtarë të armatës janë në teren, si dhe pjesëtarë të policisë, policët drejtojnë automjete speciale: BTR, pinc-gauer, hermelinë...

Sipas informacioneve të QMK-së prej në mëngjes, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësira të hapur, prej të cilëve tetë janë aktiv, shtatë janë nën kontroll dhe 36 janë shuar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR