Mickoski: Filipçe flet se inflacioni është i lartë, ndërsa deri para një viti e gjysmë, gjatë kohës së LSDM-së, thyente rekorde në Evropë me mbi 20 për qind
- Kaluam shtatë vite të vështira kur qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së krijonte kaos, shembje, përçarje dhe shumë krim, dhe ato vite apatie dhe pashprese populli nuk i harron, sado edhe sot që përpiqen ta harrohen. Vetëm 15 muaj më parë, të njëjtët njerëz ishin shkaku i të gjitha padrejtësive dhe dështimeve. Tani ata t njëjtit nuk mund të jenë alternativa që do të sjellë rezultate. Dhe kështu ata pa turp vazhdojnë këtë fushatë për të mos thënë të vërtetën, theksoi sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një tubim në Komunën e Çashkës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:27, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Kaluam shtatë vite të vështira kur qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së krijonte kaos, shembje, përçarje dhe shumë krim, dhe ato vite apatie dhe pashprese populli nuk i harron, sado edhe sot që përpiqen ta harrohen. Vetëm 15 muaj më parë, të njëjtët njerëz ishin shkaku i të gjitha padrejtësive dhe dështimeve. Tani ata t njëjtit nuk mund të jenë alternativa që do të sjellë rezultate. Dhe kështu ata pa turp vazhdojnë këtë fushatë për të mos thënë të vërtetën, theksoi sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një tubim në Komunën e Çashkës.
Mickoski për deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se inflacioni ishte i lartë, Mickoski theksoi se gjatë kohës që LSDM ishte në pushtet, inflacioni ishte mbi 20 për qind.
"Ai foli për inflacionin, standardin e qytetarëve dhe për jetën e vështirë. Në fillim nuk e mora seriozisht dhe mendova se atë që e flet është praktikisht diçka që i ishte thënë ta thoshte, dhe pastaj ai do të thotë se kishin mësuar nga gabimi i së kaluarës, se tani bazuar në atë gabim nuk do të bënin më gabime, nëse e fitojnë. Por në thelb e kuptova se kjo ishte strategjia e tyre në këto zgjedhje të tregojnë diçka që aspak nuk e kuptojnë. E kuptova se në këtë fushatë, në këto zgjedhje, ata jo vetëm që nuk e mësuan leksionin e së kaluarës, por vazhdojnë të bëjnë të njëjtin gabim. Dhe kur nuk po bën një fushatë të zezë, atëherë nuk po e thotë të vërtetën dhe siç thotë populli, po gënjen, kështu që do të thotë se tani ka një nivel rekord të lartë të inflacionit. Deri vetëm një vit e gjysmë, dy vjet më parë, Maqedonia ishte në nivel rekord në shkallën e inflacionit në Evropë, e cila në disa raste arriti në më shumë se 20 për qind", deklaroi Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se këto zgjedhje janë një vendim për të ardhmen.
"Këto zgjedhje janë një vendim për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ju zgjidhni njeriun që do të kujdeset për lagjen tuaj, rrugën tuaj, komunën tuaj. Me këtë zgjedhje, ju doni të keni një njeri që do të jetë zëri juaj në komunë, një njeri tek i cili mund të mbështeteni kur keni nevojë për ndihmë, një person që do t'ju dëgjojë kur keni diçka për të thënë, që do të punojë dhe do të zgjidhë problemet", tha Mickoski.
Mickoski porositi se me një zgjedhje, që është VMRO-DPMNE dhe koalicioni, në këto zgjedhje po ecim përpara, dhe me një zgjedhje tjetër, LSDM-në dhe koalicionin e tyre ndonjëherë formal, ndonjëherë joformal, qytetarët dhe shteti po shkojnë prapa.
Nga ana tjetër, shtoi Mickoski, konkurrentët tanë nuk kanë as program dhe as njohuri, kanë vetëm konstruksione, gënjeshtra të sajuara dhe shumë urrejtje.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së