• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Duhet të kontrollohet nëse ka përgjegjësi penale për regjistrimin

Mickoski: Duhet të kontrollohet nëse ka përgjegjësi penale për regjistrimin

Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Përgjegjësia politike për realizimin e regjistrimit u morr nga koalicioni i mëparshëm në opozitë, ndërsa duhet të shihet nëse ka baza për përgjegjësi penale, tha kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas takimit të punës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup lidhur me mundësinë për zbatimin e regjistrimit elektronik.

Ai iu referua përgjigjes së djeshme në pyetjen e deputetëve dhe theksoi se regjistrimi elektronik mund të realizohet duke kryer një përputhje të dhënash në dhjetëra baza referencë dhe sipas udhëzimeve të EUROSTAT-it.

"Propozimi im ishte që, në mënyrë që të mos kontestohet e drejta e diasporës, të krijohet një njësi zgjedhore dhe të numërohen të gjitha votat në atë njësi zgjedhore. Nuk mund ta zhvillojmë shtetin mbi të dhëna të gabuara. Çdo qeveri duhet ta bazojë zhvillimin bazuar në të dhëna. Dhe mbi cilat të dhëna? Dy-tre persona janë ulur dhe janë marrë vesh: shkruaj-fshij dhe kanë mbaruar punë. Kanë ndodhur gjëra të çuditshme që janë mbështetur në asgjë, në erë dhe mjegull. Dhe tani, nga opozita, ju tregojnë se çfarë duhej të bëhej. Ata na lanë probleme që tani po i zgjidhim hap pas hapi" tha kryeministri në përgjigje.

Në lidhje me realizimin e regjistrimit elektronik dhe ndikimin e tij në uljen e numrit të këshilltarëve në zgjedhjet lokale të ardhshme, Mickoski tha se bëhet fjalë për një mundësi nëse shprehen dyshime në lidhje me numrin e popullsisë.

Ai sqaroi se regjistrime të rregullta organizohen në fillim të çdo dekade, pra pritet të realizohet në vitin 2031-2032, ndërsa për regjistrimin e jashtëzakonshëm, ai theksoi se nëse ka vullnet politik ose dyshim, ai mund të organizohet shpejt.

Ai vlerësoi se është e mirë që në zgjedhjet e ardhshme po ulet numri i këshilltarëve, pasi, siç tha ai, po ulen edhe shpenzimet. qa/

Foto dhe video: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR