• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski - Dreksler: Gjermania është partneri dhe miku ynë i rëndësishëm strategjik

Mickoski - Dreksler: Gjermania është partneri dhe miku ynë i rëndësishëm strategjik

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadorën gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë.

"Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta", tha Mickoski.

Ambasadorja Dreksler e konfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashikohen në periudhën e ardhshme.

Takimi, siç theksohet në kumtesën, përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR