Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e një pjese të autostradës Kërçovë - Ohër
- Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në inauguriumin e 40 kilometrave të parë të autostradës Kërçovë - Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani drejt Ohrit, me ndërprerje afër Botunit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:23, 13 korrik, 2025
Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në inauguriumin e 40 kilometrave të parë të autostradës Kërçovë - Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani drejt Ohrit, me ndërprerje afër Botunit.
Pjesa tjetër e autostradës, sipas informatave zyrtare, do të duhej të përfundojë deri në fund të vitit 2026.
Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 57 kilometra.
Vlera e autostradës Kërçovë-Ohër që po ndërtohet 10 vite, është 589 milionë euro sipas Aneksit nr. 3 të marrëveshjes. ab/
Foto: МIА arkivi