• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mickoski: Do të jemi në Kuvend, por do të abstenojmë nga votimi për Xhaferin

Mickoski: Do të jemi në Kuvend, por do të abstenojmë nga votimi për Xhaferin

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte deklaroi se partia mbetet e mendimit se nuk do ta votojë Qeverinë teknike me Talat Xhaferin si kryeministër teknik ku dhe do të kenë ministrat e tyre teknikë.

"Nuk do të jemi si LSDM-ja. Po do të jemi në kolltukët e Kuvendit, vetëm do të përmbahemi nga votimi. Vlerësojmë se Talat Xhaferi nuk meriton të votohet. Nëse shikojmë disa herë mandatin e dytë, disa herë ai e ka shkelur Rregulloren, Kushtetutën. Kjo është rezultat i marrëveshjes politike që kanë pasur mes LSDM-së dhe BDI-së. Ju nuk mund të mbështesni marrëveshje politike të partive politike në shoqërinë e të cilës hyni me forcën e ligjit", ka thënë Mickoski në Top Tema në TV Telma.

Ai ka theksuar se nëse do të ishte mandatar nuk do të pranonte, siç tha ai “një personazh i tillë të jetë pjesë e kabinetit të tij”.

"Z.Xhaferi nuk do të ishte nëse unë do të kisha mundësinë të zgjidhja ekipin e bashkëpunëtorëve me të cilët do të bashkëpunoja. Dhe këtë do ta thonë qytetarët më 8 maj. Nëse më japin besimin, atëherë të jeni të sigurt se Talat Xhaferi nuk do të jetë", ka thënë Mickoski.

Mickoski shtoi se pas disa muajsh kur, siç tha, qeveria e VMRO-DPMNE-së do ta çlirojë prokurorinë dhe gjyqësorin e partizuar do t’ia përkujtonte Xhaferit deklaratën "as që më intereson".

"Pas 8 majit kur qytetarët do ta japin besimin e tyre dhe për një kohë pasi ta çlirojmë prokurorinë dhe gjyqësorin, unë personalisht do ua rikujtoj këtë deklaratë të z.Talat Xhaferi dhe pastaj do të shohim se çfarë pasojash bart ajo deklaratë", tha Mickoski.

Ai sonte ka bërë të ditur, madje propozimet për kandidatë për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike, për të cilët sonte në mbledhje do të vendosë Komiteti ekzekutiv i partisë.

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR