• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski deri në Vitin e Ri nuk pret nënshkrim të marrëveshjes për ndërlidhësin e gazit me Greqinë

Mickoski deri në Vitin e Ri nuk pret nënshkrim të marrëveshjes për ndërlidhësin e gazit me Greqinë

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) – Deri më 20 nëntor përfundon tenderi për ndërlidhësin e gazit me Greqinë. Pres që deri në Vitin e Ri të nënshkruhet marrëveshje dhe ai ndërlidhës të përfundojë dhe tashmë të punojmë në ndërlidhësin verior me Serbinë, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit në MASIT, Mickoski theksoi se mund të pritet ofensivë edhe lidhur me infrastrukturën rrugore. Deri në fund të vitit, paralajmëroi, do të jetë gati rruga e shpejtë që i lidh Çatallin dhe Stracinin, e cila është pjesë e Korridorit 8 dhe fillon projektimi për segmentin Kumanovë – Çatall. 

Kryeministri vlerësoi se deri në fund të vitet do të përfundojë edhe seksioni i parë i hekurudhës Kumanovë – Bellakoc nga Koridori 8. Në Bellakoc – Kriva Pallankë, theksoi, do të ketë vonesa dhe do të duhet të shihet çka do të bëhet me kontraktorët, por është mirë që përfundimisht ekziston dëshirë te fqinji lindor që të përfundojë tuneli i përbashkët, lidhja me hekurudhën kombëtare të Bullgarisë, me çka, shtoi, do të bëhemi edhe korridor rrugor, transportues dhe hekurudhor. 

Po punohet, theksoi, në të gjitha anët, ndërsa filloi edhe realizimi i projekteve përmes komunave ku ka më shumë se 2,1 - 2,2 miliardë denarë për infrastrukturë rrugore – bulevarde, rrugë,...

Sa i përket komunave, kryeministri pret që deri më 15 nëntor të nënshkruhen marrëveshjet, ndërsa me thirrjen e re në shkurt – mars të ketë edhe disa miliardë investime për infrastrukturën rrugore. fc/

Fotografia/video: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR