• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Deri në fund të vitit do të miratohen ligjet që lidhen me gjyqësorin, do të kërkohet përgjegjësi për çdo denar të shpenzuar

Mickoski: Deri në fund të vitit do të miratohen ligjet që lidhen me gjyqësorin, do të kërkohet përgjegjësi për çdo denar të shpenzuar

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Deri në fund të vitit do të miratohen ligjet reformuese që lidhen me gjyqësorin, gjegjësisht me gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe me shërbimin prokurorial dhe gjyqësor. Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se, për shkak se me këto ligje kërkohet pavarësi financiare, po analizohet për atë se si është zgjidhur kjo në vende të tjera të Evropës, por theksoi se do të kërkohet llogaridhënie për çdo para të shpenzuar përmes Entit Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit kuvendor.

Mickoski tregoi se ka pasur mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, për Çështje Evropiane dhe të Financave dhe se janë analizuar disa modele në kuadër të Bashkimit Evropian. Nuk mundemi, theksoi ai, ne të kërkojmë 0,8 për qind, ndërsa në shumë vende më të zhvilluara është 0,2, 0,3 ose 0,4 për qind. 

"Po analizojmë disa modele nga Evropa se sa është ai për qind nga Buxheti dhe nëse i referohet anës së të ardhurave, të ardhurave totale apo PBB-së. Por, duhet ta dinë se në atë moment do të përgjigjen për çdo denar të shpenzuar para jush qytetarëve. Nga produktet higjienike e deri te rindërtimi i institucioneve. Do ta marrin atë. Publikisht po them se do ta marrin atë pasi të bëjmë analizën e detajuar në vendet moderne. Le të punësohen vetë, le të kujdesen vetë për të gjitha shpenzimet operative, le të japin vetë pagë në kuadër të Buxhetit që do të jetë një përqindje e tillë si në disa prej shembujve që i kemi përcaktuar", tha Mickoski.

Do të kërkojë, theksoi ai, vetëm një punë: përgjegjësinë: "Ja ne si Qeveri këtë do ta bëjmë. Vetëm një punë do të kërkojmë: përgjegjësi për çdo denarë të shpenzuar të parave të popullit përmes Entit Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit kuvendor që kryen mbikqyrje mbi punën. Këto janë para të popullit. Nuk janë paratë e tyre. Ashtu siç më kontrollojnë mua, ashtu do t'i kontrollojnë edhe ata", tha Mickoski. qa/

Foto: printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR