Mickoski: Buxheti për shkencën është dyfishuar, pres avancim të universiteteve në Listën e Shangait që në këtë mandat të Qeverisë
- Qëllimi ynë është ta stimulojmë shkencën - buxheti për shkencën është dyfishuar këtë vit, krahasuar me vitin e kalaur. Qeveria mundësoi qasje pa pagesë drejt dy bazave më të mëdha të revistave, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, duke cekur se pret në mandatin e kësaj qeverie "universitetet tona të shkojnë përpara drejt mijëshes së parë" të Ranglistës së Shangait.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:05, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Qëllimi ynë është ta stimulojmë shkencën - buxheti për shkencën është dyfishuar këtë vit, krahasuar me vitin e kalaur. Qeveria mundësoi qasje pa pagesë drejt dy bazave më të mëdha të revistave, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, duke cekur se pret në mandatin e kësaj qeverie "universitetet tona të shkojnë përpara drejt mijëshes së parë" të Ranglistës së Shangait.
"Buxheti për shkencën është dyfishuar këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. A mjafton kjo, sepse vij nga shkenca do t'ju them jo, por gjithnjë është më shumë nga ajo që ishte vitin e kaluar, mendoj se rreth 650-660 milionë denarë. Qëllimi ynë është ta stimulojmë shkencën dhe nëa të drejtim është edhe ky aktivitet i Qeverisë të sigurojë qasje pa pagesë për të gjithë shkencëtarët dhe të rinjtë, por edhe më me përvojë, drejt dy bazave të revistave shkencore", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive.

Për dallim nga e kaluara, kur, siç tha, për atë paguhej dhe ishte vështirë e kapshme, "tani e kanë pa pagesë, shteti e mbuloi atë për të gjitha universitetet".
"Pres shkencëtarët e rinj të vazhdojnë në atë drejtim të sillen, përkatësisht t'i shfrytëzojnë këto baza të revistave shkencore dhe t'i ndjekin trendet botërore, ndërkaq me atë të publikojnë më tutje punime të veta shkencore dhe me atë të kontribuojnë që universitetet tona të shkojnë përpara drejt mijëshes së parë sipas Listës së Shangait të universiteteve, ecila është një prej listave më të rëndësishme në botë, dhe pres që kjo të ndodhë në këtë mandat të kësaj Qeverie. Ne si qeveri bëjmë gjithçka", theksoi kryeminsitri Mickoski. ab/
Fotо: МIА arkivi