• e shtunë, 15 qershor 2024

Mickoski: BDI blen vota dhe mbush kuti, por nuk u ikë vendi në opozitë

Mickoski: BDI blen vota dhe mbush kuti, por nuk u ikë vendi në opozitë

 Shkup, 2 maj 2024 (MIA)  - As që mendoj, as që më shkon ndërmend ndonjë koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, dhe në këto zgjedhje është treguar se kemi disponim antiqeveritar dhe kji duhet të respektohet dhe duhet respektohet zëri i popullit, porositi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

"Ajo që e bën në terren BDI   nuk është vullnet i popullit, ka presione, ryshfet. Këtë populli nuk e dëshiron. Për këtë ka dëshmi. Duhet të përmend edhe rastin me komunën e Likovës në një vendvotim për të cilin ka edhe aktgjykim nga Gjykata Administrative për parregullsi. Për çka ka dyshim edhe në vende të tjera, se kjo ndodh edhe në Gostivar, Tetovë. Parregullsi të shumta kanë të bëjnë me BDI-në", tha Mickoski në një intervistë në televizionin AlsatM dhe theksoi se edhe përkundër blerjes së votave dhe mbushjes së kutive, BDI-së nuk u ikë vendi në opozitë. 

 Theksoi se BDI-ja nuk mund të sillet se ky është shtet binacional dhe shtoi se ky është shtet i të gjithëve.

Paralajmëroi  se qeveria e ardhshme do të godasë fortë pas, siç tha, ballin e korrupsionit të sjellë nga BDI dhe LSDM, të cilët vjedhin edhe maqedonasit edhe shqiptarët. 

 Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR