Mickoski: Atë që e flet Sofja, ka mundësi ta dëshmojë me tërheqjen e amandamenteve në PE dhe të pranojë takim në samitin e NATO-s në Hagë
- Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se atë që e flasin përfaqësues të Bullgarisë, do të kenë mundlsi ta dëshmojnë më 24 qershor me tërheqjen e amandamenteve në Parlamentin evropian, dhe ta pranojnë nismën për takime në kuadër të takimit të NATO-s në Hagë nga fundi i muajit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:25, 17 qershor, 2025
Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se atë që e flasin përfaqësues të Bullgarisë, do të kenë mundlsi ta dëshmojnë më 24 qershor me tërheqjen e amandamenteve në Parlamentin evropian, dhe ta pranojnë nismën për takime në kuadër të takimit të NATO-s në Hagë nga fundi i muajit.
"Arrijnë shumë porosi të ndryshme nga Sofja zyrtare. Të parët tanë kanë thënë 'dëgjo më pak se çfarë flasin, më shumë shih se çfarë bëjnë'. Ekziston një mundësi e tillë që ta dëshmojnë atë që e flasin. Më 24 qershor në Komiisonin për punë të jashtme pranë PE-së, AFET ndodhet raporti në të cilin pres anëtarët bullgarë në PE t'i tërheqin amandamentet në të cilat kërkojnë që gjuha dhe identiteti shumëshekullor maqedonas të ridefinohen me fjalën i tnaishëm apo 'present', dhe në kaudër të asaj fryme të miratohet ai raport dhe më pas edhe udhërrëfyesi për të drejtat e pakicave i cili shumë shpejtë do të jetë në rend dite, kështu që kanë mundësi atë që e flasin ta tregojnë në vepër", deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në Manastir, i pyetur për ta komentuar deklaratën e djeshme të presidentit bullgar, Rumen Radev.
Mickoski shfaqi pritje që Sofja ta pranojë takimin në kuadër të takimit të NATO-s në Hagë, dhe siç theksoi, "të bisedohet edhe për Korridorin 8, edhe atje të nisë puna, të jetë edhe ai prioritet tek fqinji ynë lindor, dhe si fqinjë të mirë, t'i ndërtojmë marrëdhëniet tona të ndërsjellta".
Presidenti bullgar Radev mbrëmë në Tiranë porositi se nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura bilaterale, për imponim të vetos apo për ndalim të procesit të integrimit, por për sfida të brendshme të cilat janë të lidhura me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. "Ka Marrëveshje për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim prej vitit 2017 dhe në të ka dy protokolle. Ka kornizë negociuese prej vitit 2022, konsensus evropian të të gjitha vendeve anëtare edhe nga pushteti i Maqedonisë së Veriut, kështu që Bullgaria asnjëherë nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë kushte jashtë asaj marrëveshjeje, jashtë kornizës negociuese dhe jashtë dy protokolleve", tha Radev.
Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski dje deklaroi se po punohet në përforcimin e dinamikës së takimeve me Sofjen zyrtare dhe se jemi të gatshëm për gjetje të zgjidhjeve racionale në kuadër të vlerave evropiane, por e jona është edhe të vendosim linjë të qartë të kuqe lidhur me disa çështje të caktuara, lidhur me atributet identitare.
Kryeministri Mickosksi fundjavën e kaluar informoi se është realizuar komunikim me Zyren e Komisionit evropian në vend rreth nismës për takim me palën bullgare dhe se ka propozim termin, për të cilin pritet të deklarohet Bullgaria. Presidentja Gordana Siëljanovska-Davkova, ndërkaq, të premten tha se edhe pse është rregull të ketë takim me homologun e saj, nuk është problem të bisedohet edhe me kryeministrin bullgar, RossenZheljazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke pasur parasysh se është konfirmuar se kolegu i saj bullgar, Rumen Radev nuk do të shkojë në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona. ab/
Fotо: МIА