• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Anëtare e BE-së duhet të bëhemi në bazë të merit sistemit, dhe jo me lëshime të tjera të identitetit

Mickoski: Anëtare e BE-së duhet të bëhemi në bazë të merit sistemit, dhe jo me lëshime të tjera të identitetit

Shtip, 20 shtator 2024 (MIA) - Porosia ime për njerëzit në Bruksel është e qartë - nëse me të vërtetë dëshironi të jemi pjesë e familjes evropiane, atëherë ka mënyrë, nëse ka dëshirë ka edhe mënyrë. Nuk do të pranojmë më tepër ultimatume, së paku deri unë e kryesoj Qeverinë e Maqedonisë, as nuk ka çmim, i cili mund të më bindë të pranoj ultimatume. Dëshiroj këta qytetarë dhe atdheu im të jemi në atë familje në bazë të merit sistemit, dhe jo në abzë të turpeve të tjera nacionale dhe lëshimeve rreth identitetit, deklaroi sot kryeministri, Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për t'i përmbledhur porositë e djeshme të cilat u këmbyen në takimet me përfaqësues të lartë në Bruksel.

Mickoski dje në Bruksel, ku u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, mori pjesë në drekën e punës me liderët e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilën e organizoi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, ndërsa pati takime dhe me kreun e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, me eurokimisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me të parin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Gert Jan Kopman.

Ai sot në Shtip përsëriti se nëse BE-ja udhëhiqet sipas merit sistemit, vendi që nesër do t'i fillojë negociatat, por theksoi se dukshëm lejojnë një vend-anëtar ta bilateralizojë procesin me diçka, që nuk është qëndrim i 26 vendeve të tjera anëtare.

Theksoi edhe se lidhur me Bullgarinë duhet të vlejë parimi pakta sun servanda, i cili siç tha, nëse vlen për Marrëveshjen e Prespës. duhet të vlejë edhe për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Shtoi se "propozimi francez" nuk është marrëveshje dhe përmendi se në pajtim me Marrëveshjen prë fqinjësi të mirë Bullgaria duhet të na mbështesë në procesin eurointegrues, dhe jo të na frenojë.

Në takimet në Bruksel, tha se patën bisedime thelbësore, paraqitën argumente dhe fakte serioze dhe u dakorduan se e ardhmja e vendit është në familjen evropiane, si dhe se si qytetarë dhe si shtet kemi bërë shumë në rrugën drejt BE-së.

Lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit bullgar dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov për dorëheqje të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, për shkak të deklaratave lidhur me mosvendosjen e flamurit maqedonas gjatë takimit joformal të presidentëve të dy shteteve, Gordana Siljanovska Davkova dhe Rumen Radev, javën e kaluar në Sofje, Mickoski tha se Nikollovski tashmë dha përjgigje dhe se ai nuk ka çka të shtojë, por përmendi se si shtet duhet ta shohim interesin tonë dhe të mos hyjmë në kurthin e fushatës së tyre parazgjedhore.

Lidhur me paralajmërimet e eurodeputetit nga EPP-GERB, Andrej Kovaçev për inicim të nismës për përjashtim të VMRO-DPMNE-së nga Partia popullore evropiane, Mickoski tha se tani nuk është 1 prilli dhe se kjo do të ishte një shaka e mirë me atë rast. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR