• e diel, 22 dhjetor 2024

Mickoski: Anëtarësimi në BE dhe marrëdhëniet e mira me partnerët tanë strategjikë do të jenë qëllimet tona

Mickoski: Anëtarësimi në BE dhe marrëdhëniet e mira me partnerët tanë strategjikë do të jenë qëllimet tona

Veles, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi se do të luftojë për realizimin e qëllimeve strategjike siç janë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e mira me partnerët strategjikë. Në solemnitetin e sotëm "34 vjet VMRO-DPMNE, 131 vite VMRO, besëlidhje, liri, ardhmëri, vazhdojmë" që u mbajt në teatrin "Jordan Haxhi Konstantinov Xhinot" në Veles, mandatari potencoi se qeveria të cilën do ta krijojnë është e përkushtuar në kthimin e Maqedonisë në vendin e saj të vërtetë si demokraci e begatë, e drejtë dhe dinamike.

"Por ne nuk do të humbemi në atë rrugë përmes marrëveshjeve joparimore të dëmshme për shtetin. Dalja jonë do të jetë puna jonë, e ardhmja jonë do të jetë forca jonë e marrë nga vullneti i popullit", tha Mickoski.

Qëllimi i tyre, siç shtoi, është që ta ripërtërijnë besimin në institucionet e qeverisjes shtetërore, ta elimonojnë korrupsionin dhe të sigurojnë sundim të drejtësisë. 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se vijojnë, siç tha "shumë gjëra të reja dhe të bukura në njëqind ditët e para" dhe premtoi punë të pandërprerë për të ardhme të përbashkët.

Ai i porositi funksionarët e rinj që "t'i përveshin mëngët" dhe tha se nuk ka formula të fshehta, besime të rreme ose bestytni, ndërsa receta për sukses është punë, ndershmëri dhe përkushtim.

"Asnjë nga ju këtu në sallë nuk duhet të qëndrojë mënjanë. Unë nuk e pranoj tezën se normalisht të paktën një të qëndrojë mënjanë ose devijojë. Përgjigja është se ai do të zëvendësohet menjëherë. Dhe në një situatë të tillë, ju jo vetëm që do të më zhgënjeni mua, por do të zhgënjeni njerëzit që historikisht na dhanë mbështetjen më të madhe. Ne nuk kemi asnjë grej periudhë prej njëqind ditësh, nuk kemi muaj mjalti, nuk kemi as 100 minuta. Unë nuk besoj në justifikime të tilla. Duhet të punosh shumë që në orën e parë dhe ditën e parë", tha ai.

Shtoi se nuk mundet dikush të ketë biznese private dhe të udhëheqë institucione. 

"Ose njërën ose tjetrën. Duhet të vendosni. Shërbimi ndaj popullit kërkon dorëheqje. Nuk ka biznesmenë në politikë e as politikanë në biznes", theksoi mandatari.

Theksoi se ndaj privilegjeve të cilat ua ofron pozicioni, duhet të sillen me nder dhe me kujdes të madh dhe pa sjellje shkatërruese.

"Sepse ajo i takon popullit, ndërsa privilegjet e juaja nuk ju bëjnë të veçantë, por duhet të bëhesh më i përgjegjshëm sepse e gjithë kjo është e popullit, do ta them përsëri. Ne do të duhet t'i shohim njerëzit me sy hapur dhe kokën lart, sepse dështimi juaj do të ishte një turp i përbashkët, dështim nuk do të toleroj", tha ai.

Sipas Mickoskit, mënyra më e mirë që të parashihet e ardhmja është që të krijohet ajo, ndërsa ndryshimet nuk do të vijnë nëse presim që dikush nga jashtë t'i bëjë ato.

Mickoski, i cili është mandatar për formimin e qeverisë së re, mbrëmë i bëri të ditur emrat e ministrave të cilët do t'i propozojë, ndërsa gjatë ditëve të kaluara këtë e bënë edhe VLEN dhe ZNAM, të cilët do të jenë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. 

Qeveria e re pritet të formohet më së voni deri të dielën në mesnatë. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR