• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Është e dyshimtë se pse nuk ka prodhim të energjisë së lirë elektrike në Osllomej dhe Manastir , por prodhohet në TEC Negotinë në mazut

Mickoski:  Është e dyshimtë se pse nuk ka prodhim të energjisë së lirë elektrike në Osllomej dhe Manastir , por prodhohet në TEC Negotinë në mazut
Sveti Nikollë 4 mars 2023 (MIA) - Vitin e kaluar SHA EMV ish-ELEM-it, shteti ia transferoi mbi dyqind milionë euro për punën e saj. Kur isha unë drejtor i SHA ELEM i lash një miliard e gjysmë denarë depozite në banka dhe rreth treqind e gjashtëdhjetë milionë në llogarinë e SHA ELEM-it të atëhershëm dhe zero borxhe me paga të paguara rregullisht, K-15, remonte etj., deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Sveti Nikollës.
 
Ai shtoi se pesë vite më vonë shteti SHA EMV-së dhe ish-ELEM-i i paguan dyqind milionë euro që të mund të punojë.
 
"Është e dyshimtë sot se pse nuk prodhohet rrymë e lirë në Osllomej dhe Manastir prodhohet në TEC Negotinë në mazut, që së paku tri herë më e shtrenjtë çmimi i prodhuar nga ai që do të prodhohej eventualisht në Manastir. Pse blloqet në Osllomej dhe Manastir janë në 40,50,60 për qind nga kapaciteti i instaluar, ndërsa në Negotinë harxhohet mazut i cili paguhet me çmim më të lartë 3,4,5 herë më të lartë", deklaroi Mickoski.      
                
I pyetur për mbikëqyrjen për akset për korridoret 8 dhe 10, Mickoski theksoi për pushtetin është e rëndësishme se kush do të jetë mbikëqyrës, që të mund të nënshkruaj se çfarë do t'i thonë ata, ndërsa nuk është reale ajo që po ndodhë në terren, gjegjësisht siç tha, të mund të shtojnë sasi të cilat më pas do t'i paguajnë qytetarët.
 
Ai potencoi se në vitin 2021 në nëntor, katër muaj pas kalimit të ligjit special në parlament, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e mbisinkronizoi Qeverinë dhe i kanë dhënë referencë pozitive këtij subjekti juridik i cili më pas me raport të ndryshuar revizorial e fiton tenderin.
 
"Më pas publikoi tender për mbikëqyrjen e NP për Rrugë Shtetërore ku është kuadër i BDI-së dhe shtatë ditë para skadimit në afat për dorëzimin paraqitjeve e ndryshojnë dokumentacionin kryesor të tenderit. Gjegjësisht paraprakisht raportin e revizionit e ndryshojnë pjesën e cila do të jetë pozitive dhe ngelet vetëm të jetë raport revizorial dhe mbetet afati prej shtatë ditësh. Është zgjedhur edhe Konsorciumi në cilën pjesë është Eptisa spanjolle", potencon Mickoski.
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se marrëveshja e përgjithshme është në vlerë prej 22 milionë euro pasi që projektet të cilat janë paraparë të jenë pjesë e Korridorit 8 dhe 10a, pasi nuk ka projekt, atje do të paguhet në bazë të situatë së hasur në terren dhe varet se sa do të pranohet mbikëqyrja. 
 
Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR