• e mërkurë, 08 janar 2025

Mickoski: Çmimet e produkteve po ndiqen, nëse ka nevojë do të intervenojmë

Mickoski: Çmimet e produkteve po ndiqen, nëse ka nevojë do të intervenojmë

Shtip, 8 janar 2025 (MIA) - Çmimet e prodhimeve ushqimore po ndiqen dhe nëse nevojitet, do të intervenojmë me kufizimin e tyre edhe pse këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai vlerësoi se vitin 2024 do ta përfundojmë me 3,5 për qind inflacion, ndërsa ky vit, siç përmendi, duhet të jetë i mirë në planin ekonomik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski, lidhur me çmimet e prodhimeve, përkujtoi edhe se në vend nuk është shtrenjtuar rryma si në disa shtete të eurozonës, ku shtrenjtimi arriti 15 deri 20 për qind, që, siç tha, ndikon ndaj çmimeve të prodhimeve të fundit.

"Ngadalë, por sigurt në gjysmën e dytë të dhjetorit janë stabilizuar çmimet e produkteve themelore, të cilat një pjesë e tregtarëve në mënyrë artificiale i kanë ngritur, gjë që ka paraqitur goditje të madhe për qytetarët. Përmes Inspektoratit me kujdes e ndjekim situatën dhe do të intervenojmë nëse ka nevojë, ndërsa mundemi të intrvenojmë menjëherë me kufizimin e çmimeve, por dëshirojmë të mos e përdorim këtë instrument. Për dallim nga eurozona, ku shtrenjtimi i rrymës ishte 15-20 për qind në disa shtete, ne nuk e kemi rritur çmimin e energjisë elektrike, që është input i rëndësishëm dhe ndikon në çmimin e produktit të gatshëm", tha Mickoski pas vizitës në komunën e Shtipit.

Kryeministri tha se po ndërmerren të gjitha masat që standardi i qytetarëve të jetë cilësor, e në të njëjtën kohë, tha, edhe rrogat rriten. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR