Deanoski: Do të ketë eksod të të punësuarve nga sektori publik nëse në afat sa më të shkurtë nuk u rriten rrogat për 30 për qind
- Nuk ka Ministri apo institucion në të cilin deri më tani mbajtëm takim ku udhëheqësit dhe menaxhuesit vetë nuk janë të vetëdijshëm se do të ketë eksod tejet të madh të të punësuarve nëse në afat sa më të shpejtë nuk u rriten rrogat për 30 për qind, porositi sonte kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:48, 8 janar, 2025
Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Nuk ka Ministri apo institucion në të cilin deri më tani mbajtëm takim ku udhëheqësit dhe menaxhuesit vetë nuk janë të vetëdijshëm se do të ketë eksod tejet të madh të të punësuarve nëse në afat sa më të shpejtë nuk u rriten rrogat për 30 për qind, porositi sonte kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski.
Kjo, siç theksoi në intervistë për "Top tema" në televizionin Telma, posaçërisht i përket kuadrove të trajnuara dhe profesionale të cilat i udhëheqin institucionet.
"Nuk mund të tërheqim punësime të reja në administratën shtetërore, jurisprudencë, agjencitë dhe fondet nëse nuk rriten rrogat. Kjo u tregua si e saktë gjatë viteve të kaluara, sepse në konkurset që i publikon Agjencia për administratë apo ndërkaq, ministri askush nuk paraqitet dhe të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike", tha Deanoski.
Ai theksoi se rroga fillestare e personit m arsim të lartë në sektorin pulik për momentin do të ishte 26.000 denarë.
"Përse dikush do të punonte për 26.000 denarë", pyeti Deanoski dhe shtoi se tashmë askush as nga shtabet partiake nuk dëshiron të punojë për një rrogë të tillë.
Për momentin, siç tha, nuk ka kurfarë pengese juridike, as ndërkaq, ndonjëherë ka pasur, për nënshkrim të marrëveshjeve kolektive me të cilat do të rriteshin rrogat, pa dallim se për cilën pjesë të sektorit publik bëhet fjalë, por shfrytëzuesit buxhetorë duhet paraprakisht të marrin leje nga Ministria e Financave për ta bërë atë.
"Edhe pse rregullorja e qeverisë së kaluar, sipas së cilës kërkohej para nënshkrimit të çfarëdo lloj marrëveshjeje kolektive në administratën publike së pari të marrë pëlqim nga Ministria e Financave, ishte hequr nga Gjykata kushtetuese, megjithatë mbetet Neni 4 nga Ligji për ekzekutim të buxheteve, i cili e parasheh mu të njejtën, dhe kjo tani është shkak që Minsitria t'i refuzojë marrëveshjet kolektive. madje edhe ato institucione shtetërore të cilat kanë të ardhura të veta nga pagesa e shërbimeve nuk mund t'i shfrytëzojnë për rritje të rrogave dhe nënshkrim të marrëveshjeve kolektive pa marrë pëlqim dhe mendim nga Ministria e Financave", theksoi Deanoski.
Tha se varet në cilën pjesë të sektorit publik nënshkruhet marrëveshja kolektive dhe theksoi se nuk kanë kurfarë problemi tej marrëveshjet kolektive me vetëqeverisjet lokale dhe ndërmarrjet publike, sepse kanë të ardhura të veta dhe me to mund të disponojnë.
"Kur tashmë emërohen drejtorë dhe udhëheqës në institucione publike dhe prej tyre kërkohen deklarata nën përgjegjësi penale se do të disponojnë me maturi me buxhetet e tyre, duhet t'u lejohet dhe të disponojnë me to, në kuptim të rritjes së rrogave të të punësuarve në mënyrë që t'i mbajnë si të punësuar", theksoi Deanoski. ab/
Foto: Printskrin