• e premte, 15 nëntor 2024

MIA vitin e tretë me radhë pjesë e Ditës mediatike për gjimnazistë

MIA vitin e tretë me radhë pjesë e Ditës mediatike për gjimnazistë

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Gjimnazistët e katër shkollave në vend sot në kuadër të Ditës së Tetë mediatike për nxënësit e shkollave të mesme kanë vizituar Agjencinë Mediatike Informative, e cila për të tretin vit me radhë përfshihet në këtë aktivitet, me qëllim që të rrisë ndërgjegjen e gjeneratave të reja për edukimin mediatik.

Nxënës nga SHMQSH "Zef Lush Marku" nga Shkupi, SHMQSH "Josip Broz Tito" nga Shkupi, SHF "Koço Racin" nga Sveti Nikolla dhe SHMK "8 Shtatori" nga Tetova u njohën me punën me të cilën punon MIA, si i përpunojnë dhe shpërndajnë lajmet dhe si të kontrollohen nëse një lajm është i rremë apo jo. Nxënësit u njohën edhe me faktin se lajmet e MIA-s mund t'i gjejnë dhe në rrjetet sociale.

Si pjesë e vizitës, nxënësit u njoftuan edhe me punën në redaksinë për video servis, ku janë informuar për mënyrën e regjistrimit të intervistave dhe se si transmetohen drejtpërdrejt ngjarjet e përditshme.

Dita e medias për gjimnazistët organizohet nga Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit "Përdorimi i gazetarisë bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut - Përdorni fakte", financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen të Ambasadës së Britanisë në Shkup.

Në kuadër të Ditës mediatike, nxënës të shkollave të mesme të vendit vizitojnë disa media dhe janë pjesë e një diskutimi, i cili këtë vit është me temë "Inteligjenca Artificiale dhe Dezinformatat". rq/bsh/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR