• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA Paralajmërime-MKD

MIA Paralajmërime-MKD

21 gusht 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inspektimin e aktiviteteve ndërtimore të kopshtit të ri në Potstanicë, Draçevë, Komuna e Kisella Vodës, ku është paraparë të japë deklaratë për mediat. (lokacioni/12:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. (MSH, salla e lartë/11:00)

Prilep - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski do ta vizitojë departamentin e policisë Ropotovë, komuna e Dollnenit në Prilep, ku do të hapë zyrën e re të Shërbimeve administrative të MOB-së. (11:30, deklarata për media pas ngjarjes)

Ohër - Seanca e Komisionit kombëtarë të UNESKO-s në Ohër. (h. Riviera/ deklarata e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në orën 14:00)

Tetovë - Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe drejtori i Byros për Zhvillim Rjonal, Daut Memishi, do të japin deklaratë për mediat, pas promovimit të rrethojave përgjatë lumit Shkumbin. (Shetitorja nga Spitali tek Rruga Industriale)

Shkup - Konferenca për media e nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademit. (selia e BDI-së/11)

Shkup - Konferenca "E ardhmja e vreshtarisë: Inovacioni, standardet dhe zhvillimi i qëndrueshëm", nën organizim të Shoqatës për mbrojtjen e treguesit gjeografik për verën "POVARDARSKI - VRV" dhe Shoqata e prodhuesve dhe inovacionit të verës "Vera e Maqedonisë". (M6 Qendra edukative/deklarata për mediat në 9:30)

Shkup - Diskutim publik për hapësirën në zonën urbane të Planit të përgjithshëm urban të Qytetit të Shkupit për territorin e Komunës së Gazi Babës (në periudhën prej orës 9 deri në orën 11) dhe të Komunës së Shuto Orizares (në periudhën prej orës 11 deri në orën 13) me qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit dhe rregullimin e hapësirës. (Salla e Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka numër 13)

Strugë - Fillon edicioni i 64-të i manifestimit ndërkombëtar të poezisë, Mbrëmjet strugane të poezisë.

___________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në terminet  e paralajmëruara kohore***

QËNDRONI TË LIDHUR