• e mërkurë, 03 korrik 2024

MIA Paralajmërime-MKD (PLT)

MIA Paralajmërime-MKD (PLT)

22 prill 2024

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, përfaqësuesja speciale e OBSH-së, Ane Johansen dhe përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia DiXhovani do të mbajnë konferencë shtypi. (Ministria e Shëndetësisë, salla e epërme/14:000

Veles - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski do ta vizitojë Shoqatën për Prodhimin e Produkteve Bujqësore dhe Transportit AGROKIN-NIKI në fshatin Ivankovski, Veles (https://www.google.mk/maps/place/Ivankovci/@41.8456318,21.7968805,6776m/data=!3m1!1e3!4m6!3m5!1s0x135432facb4e6a17:0xa8427f7e3b7e6ea8!8m2!3d41.8487094!4d21.8198609!16s%2Fg%2F120r4z3n?hl=en&entry=ttu/11:30)

Berovë/Koçan - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore Magdalena Nestorovska, do të takohen me kryesinë e Departamenteve të Punëve të Brendshme në Berovë dhe Koçan. (deklaratë për media para objektit të DPB Koçani/ ora 11:00)

Shkup - Konferenca e parë për inxhinierinë e gjelbër, materialet dhe teknologjitë e qëndrueshme për ekonomi rrethore e organizuar nga Fakulteti Teknologjik dhe Metalurgjik në USHCM. (ambientet e Fakultetit Teknik dhe Teknologjik/09:30, deklarata për media/12:00)

Shkup - Hapja e ROBOMAC 2024 organizuar nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FEIT) së bashku me IEEE Maqedoni. (FETI/ ora 13:00, deklarata për media para fillimit të aktivitetit)

Shkup- Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve do të organizojë mbledhje komemorative për Lindita Ahmetin për ta kujtuar personalitetin e koleges tashmë të ndjerë. (Salla Uillson/13.00)

Strumicë - Debat me temë "Ku jemi me gjininë?" (QKUK "Anton Panov", salla e madhe/ ora 19:00)

Shkup - Samit i shkollës së mesme  për zhvillimin e karrierës, organizuar nga "Growth Labs Academy" në bashkëpunim me Unionin e shkollave të mesme. (Cineplexx Shkup, City Mall/ ora 17:00)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, të organizuar nga IPKKF "Mladost" - Tetovë. (Sheshi "Iliria"/ ora 10:30)

Shkup - Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën Kliment i Ohrit" nga Shkupi, me rastin e ditës së ardhshme botërore të librit dhe të autorit, organizon manifestim tradicional kushtuar nderimit të librave, autorëve dhe lexuesve, duke dhuruar libra dhe trëndafila në sallën e bibliotekës. (BKN "Kliment i  Ohrit/ ora 12:00)

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024:

Shkup - Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Europian, Bujar Osmani do realizojë takim me të rinj para të cilëve do t'i shpalos aktivitetet dhe politikat e planifikuara rinore. (Qendra multimediale "Malla Stanica" 11:00)

Shkup - Koalicioni VLEN do të mbajë tubimin kryesor. (Sheshi "Skenderbeu"/ 20:00)

Demir Hisar/ Resnjë/ Manastir – Kandidati për president Stevo Pendarovski do të zhvillojë takime me qytetarët në Demir Hisar (para Shtëpisë së Kulturës/ ora 17:00) dhe në Resnjë (Sheshi i qytetit/ ora 18:30) dhe tubim në Manastir (Sheshi Magnolia/ ora 20:00)

Llozovë / Karbinci / Probishtip / Shtip - Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve në Llozovë (16:30), Karbinci (17:30), Probishtip (18:30) dhe Shtip (20:30).

Shkup - Konferencë për shtyp e Lëvizjes ZNAM Për Maqedoninë tonë, të cilën do ta mbajë dr. Zllate Mehmedoviq. (në selinë e Lëvizjes ZNAM Për Maqedoninë tonë në Shkup, rruga "Kliment i Ohrit" nr. 66/ 13:00)

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024:

Shën Nikollë/ Veles -  Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, do të jetë në mesin e qytetarëve të Shën Nikollës dhe Velesit. (në Shën Nikollë në sheshin "Ilinden"/18:00 dhe në Veles në amfiteatrin e Mladinski Park/19:30)

Shkup - Lista e pavarur "Për të rinjtë" dhe Partia e Punëtorëve do të prezantojnë programin zgjedhor "Për të rinjtë" (Parku "Gruaja luftëtare"/ ora 12:00).

__________________________________________________________ 

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

QËNDRONI TË LIDHUR