• e mërkurë, 27 nëntor 2024
MIA Paralajmërime PLT

 

4 maj 2023

Ankara - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e rregullt të 61-të të Përgjithshme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK).

Shkup - Shënimi i 120 vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit:

- Presidenti Stevo Pendarovski do të vendosë lule mbi varrin e tij në kishën "Shën Spas" në Shkup. (9:30)

 - Delegacion parlamentar i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski, i përbërë nga Daniela Nikolova, Velika Serafimova Stojkovska dhe Merita Kolçi-Koxhaxhiku, do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit. (Kisha "Shën Spas"/9:15)

Shkup - Kryetari i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Azerbajxhanit Enes Ibrahim dhe anëtarët do të takohen me ambasadorin e Azerbajxhanit Kamil Kasijev. (Kuvend, Salla e Qeverisë/11:00)

Nju-Jork - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të mbajë një konferencë për shtyp përmes video-lidhjes. (Linku:https://mfamk.webex.com/mfamk/j.php?MTID=ma464d0e5c5cf1191c1bab0ea9379a52d /12:00, media të bashkohen jo më vonë se ora 11:30)

Shkup - Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov" organizon manifestimin "Ditët e Bllagoja Korubin", në kuadër të së cilës do të mbahet Takimi shkencor ndërkombëtar me temë "Nga fjala në fjalor". (Amfiteatri i Institutit/10:00)

Manastir - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në do mbajë fjalim në tribunën me temë "Politika e jashtme" në kuadër të aksionit "Kjo është Maqedonia për të gjithë". (rr. "Makedonska Falanga" 24/18:00)

Shtip - Konferencë për shtyp dhe prezantim i dhurimit të shtretërve spitalorë nga Programi çek për bashkëpunim dhe zhvillim (The Czech Development Cooperation) përmes Ambasadës së Republikës Çeke në Shkup me bashkëfinancim nga ICS Systems. (Spitali i fëmijëve, rruga "Luven Ivanov" nr. 25/13:30)

Shkup - Instituti për Demokraci "Societas Civilis" (IDSCS) do të mbajë ngjarjen "Parandalimi i krizave dhe menaxhimi i infrastrukturës kritike në Ballkanin Perëndimor". (h. "Holidej In", salla e konferencave Skala 1/10:15)

Shkup - Arkivi Shtetëror do të marrë pjesë në Panairin e 35-të të Librit. (Salla "Boris Trajkovski - A1 Arena")

___________________________________________________________

***MIA i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR