11 nëntor 2024
Shkup - Seancë e Komisionit të Kuvendit për ndjekjen e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të qytetarëve, të cilët u takojnë të gjitha komuniteteve. (Salla "Boris Trajkovski"/11:00)
Prilep - Kryeministri Hristijan Mickoski do ta vizitojë Kombinatin e duhanit SHA Prilep. (12:00/është paraparë edhe deklaratë për mediume nga kryeministri Mickoski)
Baku - Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në Konferencën e KB-së për ndryshime klimatike në Azerbajxhan.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të merr pjesë në panel diskutimin me temë "Përmirësimi i cilësisë së ajrit, me qëllim të krijimit të mjedisit të sigurtë, kreativ dhe produktiv për mësim", në kuadër të prezantimit të rezultateve për cilësinë e ajrit të brendshëm në pesë shkolla dhe pesë kopshte për fëmijë në Kumanovë, Gostivar, Kavadar dhe Strugë. (h. "Meriot"/10:00, deklarata për mediume për temën në 9:45)
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani do të mbajë fjalim në prezantimin e raportit për gjendjen me përparimin e përfshirjes së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (h. "Arka"/10:30)
Shkup - Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Ivan Zhivkovski do të mbajë konferencë për shtyp, ku do t'i prezantojë risitë lidhur me portalin e ri për "e-shërbime". (Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/KyJiYfUrZb2QhBku5/11:00)
___________________________________________________________________________________________________
***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***