MIA Paralajmërime MKD
- 19 shkurt 2025

19 shkurt 2025
Shkup - Përfaqësuesit e Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vizitojnë Parlamentin. (Salla e Komisionit Kushtetues/10:00)
- Fjalim i kryetarit të Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, Pavle Arsoski. (10:15)
- Fjalim i doajenit të Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes (10:30)
- Diskutim i hapur (10:45)
Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike. (Salla Boris Trajkovski/11:00)
Ohër - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski do të marrë pjesë në takimin global të furnitorëve dhe logjistikës së divizionit të elektronikës së automobilave, i cili do të mbahet në kompaninë Kostal në Ohër. (deklaratat për shtyp janë planifikuar për në orën 11:15)
Shkup - Konferencë për shtyp e ministres së Arsimit dhe Shkencës, prof. Dr Vesna Janevska. (Ministria e Arsimit dhe Shkencës/ 12:30)
Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij Erxhan Selimi do të vizitojnë Komunën e Gjorçe Petrovit dhe do të takohen me kryetarin Aleksandar Stojkoski dhe anëtarët e Këshillit komunal. (Komuna e Gjorçe Petrov/11:00, deklaratë për media para fillimit të takimit)
Shkup - Nënshkrim i marrëveshjes për dhurimin e 305 pajisjeve për pastrimin e ajrit të pastër në vlerë prej një milion euro me kompaninë EKOTIP Maqedoni. (në sallën ceremoniale të Qeverisë/12:00, konferencë për shtyp e zëdhënëses së Qeverisë Marija Miteva pas nënshkrimit të marrëveshjes, në Qendrën për media/12:10)
Shkup - Konferencë për shtyp e Avokatit të Popullit Naser Ziberi. (Hapësirat e Avokatit të Popullit, salla e mbledhjeve, kati i 3-të, objekti i SHT "Makoshped", Rruga "Maqedonija" nr.12/12:00)
Shkup - Pranim-dorëzim i automjetit mobil operativ të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler. (Hapësirat e Kryqit të Kuq/11:30)
Shkup - Seancë e Gjykatës Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese/9:30)
Shkup - Manifestim me rastin e ndarjes së bursave për vitin akademik 2024/2025 organizuar nga Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz. (Teatri popullor i Maqedonisë/19:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e Ertan Shaqirit. (Shoqata SOS VITA/13:30)
Shkup - Konferencë për shtyp me rastin e koncertit të ardhshëm të Placido Domingo. (Opera dhe Baleti i Maqedonisë /12:00)
___________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*