• e premte, 21 shkurt 2025

Presidentja Siljanovska Davkova i priti ekipet fituese të "NASA Space Apps Challenge 2024"

Presidentja Siljanovska Davkova i priti ekipet fituese të

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i priti ekipet e Maqedonisë së Veriut që arritën rezultate të jashtëzakonshme në "NASA Space Apps Challenge 2024", në organizim të Agjencisë amerikane për hulumtime të Gjithësisë - NASA.

Presidentja, siç kumtoi Kabineti i saj, u njoftua me qëllimet e hakatonit 48-orësh, që njëkohësisht u mbajt në 180 vende, ndërsa tek ne, nxënës dhe studentë nga i mbarë vendi garuan në dy lokacione, NASA Space Apps Strumicë, në Shkollën e mesme profesionale komunale "Dimitar Vllahov" dhe NASA Space Apps Shkup në hapësirat e Shoqatës së entuziastëve teknologjik "Base 42".

Tre ekipet fituese nga Strumica dhe ekipi fitues nga Shkupi, të zgjehdur nga ana e komisioneve profesioniste të garës, i prezantuan zgjidhejt e veta inovative, duke prëdorur të dhlna të hapura të siguruara nga NASA dhe partnerët e saj.

Presidentja Siljanovska-Davkova shprehi kënaqësi nga kreativiteti dhe kompetencat e ekipeve të vendit dhe e ceki nevojën për përkushtim të mëtutjeshëm në avancimin e arsimit dhe shkencës, përfshirë edhe në sektorin e Gjithësisë.

Presidentja shprehi gatishmëri të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e këtij sektori tek ne, përmes mbështetjes në realizimin e ngjarjeve tematike dhe realizimin e kontakteve me vende të cilat kanë program të avancuar kozmik.

Në hakatonin në Strumicë vendin e parë e fitoi ekipi "Space Banana", projekti i të cilit u fokusua në edukimin për ekzoplanete përmes lojës, e cila zhvillohet si rrëfim me shfaqje vizuale.

Vendi i dytë i takoi ekipit "AHSS Planet Explorers", fokusi i të cilit është hulumtimi i egzoplaneteve ekzistuese, atmosferës së tyre, terrenit dhe klimës, ndërsa vendi i tretë ekipit "Spacw Jam", kushtuar vizualizimit të trupave kozmik që janë të pozicionuar reth Tokës.

Në Shkup, vendin e parë e fitoi ekipi "Alkor", ueb-faqja intuitive dhe interaktive e të cilit përmban resurse, të dhëna dhe materiale për hulumtim të stuhive gjeomagnetike dhe ndikimit të tyre dnaj Tokës. ab/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR