• e diel, 30 qershor 2024

MIA Paralajmërime MKD (PLT)

MIA Paralajmërime MKD (PLT)

23 janar 2024 

Shkup - Seancë e Komisionit Ligjvënës-Juridik. (Salla 4/12:00)

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të zhvillojë takim me ambasadorin e Republikës së Lituanisë, Edvards Borisovas. (Kabineti i vjetër / 14:00)

Shkup - Përfaqësuesit e Bankës Botërore do të mbajnë takim me Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komisionin për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe Komisionin për financim dhe buxhet. (Salla “Boris Trajkovski”/10:30)

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, do të drejtohen në konferencën vjetore “Viti i mundësive evropiane”. (h. "Aleksandar Pallas")

-10:00 - Hapje zyrtare e konferencës me fjalim të Kryeministrit Kovaçevski https://www.youtube.com/watch?v=YfUE9-D-r2M 

-10:15  - Fjalim në konferencë edhe të zëvendëskryeministrit të parë Grubi  https://www.youtube.com/watch?v=Re1JP98QTwc 

-10:30 - Panel 1 Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë https://www.youtube.com/watch?v=tccNJ_bI7Qk 

-11:45 Panel 2 - Investimet në tranzicion energjetik dhe infrastrukturë për mjedis të shëndetshëm dhe të ardhme evropiane  https://www.youtube.com/watch?v=GG0mgrbwSWE 

-13:00 Panel 3 - Mundësitë evropiane përmes modernizimit të politikave sociale, arsimore dhe shëndetësore https://www.youtube.com/watch?v=eo3b1Ykg3uM 

-14:15 Panel 4 - Demokracia, drejtësia, efikasiteti - proceset e reformave për vlerat dhe standardet kryesore evropiane . https://www.youtube.com/watch?v=bI65hEp-Z9E 

Kriva Pallankë - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen me rastin e vënies në punë të rrugës shtetërore të rehabilituar Kriva Pallankë - VK Deve Bair. (afër VK Deve Bair/13:30, vendndodhja)

Demir Kapi - Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet kryetarëve të 11 komunave, Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës së Francës për formimin e Organizatës për Menaxhim me destinacione (OMD) në rajonin planor të Vardarit dhe atë Juglindor. (Veraria “Mbretëresha Maria” në Demir Kapi/13:30)

Shkup - Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport; Naumçe Mojsoski dhe kryetari i Federatës së Pingpongut të Maqedonisë së Veriut, Goran Tilovski, do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e Kampionatit Evropian të pingpongut. (Agjencia për Rini dhe Sport/10:00)

________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR