• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 19 prill/ 2024

Shkup - Votimi për Zgjedhjet presidenciale 2024 fillon nesër me anëtarët e 31 këshillave zgjedhor që do ta zbatojnë votimin jashtë vendit. Ata para largimit jashtë vendit, do të votojnë në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Në Listën zgjedhore janë regjistruar dhe jashtë vendit duhet të udhëtojnë 191 persona të cilët në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare të martën më 23 prill do t'i zbatojnë zgjedhjet.

Shkup  - "Fronti Evropian" i udhëhequr nga BDI sot në Shkup e prezantoi programin e tij për zgjedhjet parlamentare të quajtur "Evropa 2030". Programi bazohet në tre shtylla: i pari është "Një kryeministër për të gjithë", i dyti ka të bëjë në pjesën e politikës së jashtme "Jo për Rusinë, Po për Evropën", dhe shtylla e tretë është Marrëveshja për konsensus ekonomik". Programin për zgjedhjet parlamentare të cilat janë caktuar për më 8 maj, në emër të koalicionit e prezantoi ministri i Financave dhe shef i shtabit qendror zgjedhor Fatmir Besimi.

Shkup - Ne, partitë politike të ofrojmë klimë pozitive në diskutimet në debatet politike dhe të mundësojmë bashkëjetesë, theksoi shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të "Frontit Evropian" dhe ministër i Financave, Fatmir Besimi duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në fushatën në Ohër se ka marrë iniciativë për krijimin e bashkimit kombëtar.

Shtip - E pranova sfidën të jem bartëse e listës në Njësinë zgjedhore tre, sepse besoj në politikat e drejta të LSDM-së, thekksoi n[ konferencën e sotme për shtyp në Shtip, Sanja Llukarevska, bartëse e listës së deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të partnerëve në NJZ 3. Theksoi se si parti dinë të sjellin vendime të guximshme dhe të menduara, ndërsa siç thotë, atë edhe e kanë treguar.

Shkup - Si parti nuk shpallim moratoriume, sepse nuk kemi qëllim dhe nuk sulmojmë subjekte politike, udhëheqim fushatë pozitive, tha sot lideri i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë dhe kandidat presidencial, Maksim Dimitrievski duke komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së në të cilën shpalli morateriume në kuadër të fushatës zgjedhore. 

Shkup - Nga data 12 deri më 18 prill janë regjistruar 46 raste të reja të kollës së mirë në vendin tonë, me rritje prej 4,5 për qind krahasuar me javën e kaluar, informuan pasdite nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i arsimtarëve dhe bashkëpuntorëve nëpër institucionet e larta arsimore gjatë vitit akademik 2023/2024, është 4.656. Nga numri i përgjithshëm i arsimtarëve dhe bashkëpuntorëve, 3.264 apo 70.1 % janë arsimtarë dhe 1.392 apo 29.9 % janë bashkëpuntorë në mësimdhënie.

Shkup - Për shkak të mbajtjes së tubimeve nga fushatat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale 2024 më 21 prill (e diel)  në orën 13:00 para selisë së Bashkimit Evropian në rr. "Shën Kirili e Metodi" në Shkup, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në këtë rrugë duke filluar nga ora 19:00 më 20 prill (e shtunë) deri më 21 prill (e diel), njoftojnë sot nga MPB. Megjithatë, për komunikacion do të mbyllet rr. "Shën Kirili e Metodi" në udhëkryqin me bulevardin "Koço Racin" deri në udhëkryqin me bulevardin "Shën. Kliment i Ohrit".

Dibër  - Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar një numër më i madh personash se sa, që sipas censusit të vitit 2021, ka një popullsi rezidente. Në Komunën e Dibrës me të drejtë vote janë regjistruar 19.334 persona, kundrejt 15,412 sa ka banorë sipas regjistrimit, ndërsa në komunën fqinje, Qendra Zhupë, me popullsi rezidente janë 3.720 banorë ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7.393 persona me të drejtë vote.

Demir Kapi - Sot së bashku i konstatuam përfitimet e marrëveshjes së nënshkruar dhe vlerës së tij për qasje evropiane gjatë kontrollit të flukseve migruese, sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe sigurimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në të cilin praktikisht do të kemi mundësi të shohim se si funksionon në terren, theksoi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ushtria serbe i kryen ushtrimet kryesore ushtarake vetëm 30 kilometra larg kufirit me Kosovën, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Duke i'u drejtuar gazetarëve në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës kombëtare Kjevë-Dollc në Kosovën qendrore, Kurti tha se njësitë serbe kryejnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz.

Lubjanë - Pjesëmarrësit e mbledhjes së organizuar në Lubjanë nga Instituti i Miqve të Ballkanit Perëndimor angazhohen për zgjerimin e BE-së në vendet e rajonit, por vunë në dukje edhe sfidat me të cilat përballet. Ish-presidenti slloven, Borut Pahor deklaroi se nuk ka alternativë më të mirë për rajonin sesa anëtarësimi në Union.

Zagreb - Gjykata Kushtetuese e Kroacisë sot vendosi që presidenti i vendit, Zoran Millanoviq, me deklaratat dhe sjelljen e tij, përkatësisht me pjesëmarrjen në fushatë pa dorëheqje nga funksioni presidencial, e vendosi veten në një pozitë ku ai nuk mund të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së ardhshme, as kryeministër.

Bruksel - Bashkimi Evropian për herë të parë vendosi sanksione për kolonët radikal izraelit në Bregun Perëndimor për shkak të akteve të dhunës ndaj palestinezëve, deklaroi një burim diplomatik për DPA. Marrëveshja ishte finalizuar sot përmes një procedure të shkruar që u mundëson vendeve-anëtare të sjellin vendime për çështje urgjente pa dërguar ministra në Bruksel.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se vendimi i Finlandës për ta mbyllur kufirin me Rusinë për shkak të fluksit të emigrantëve është çështje sigurie që duhet të merret parasysh nga i gjithë Bashkimi Evropian. Fon der Lajen sot e vizitoi pikën kufitare Lapenrant me kryeministrin finlandez, Piter Orp. 

Kapri  - Shtetet e Bashkuara të Amerikës "nuk ishin të përfshirë në asnjë operacion sulmues", tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken pas raporteve se Izraeli ka kryer sulm hakmarrës ndaj Iranit.  "Nuk do të flasë për këto raporte... Krejt çka dua të them nga ana jonë dhe nga të gjithë anëtarët e G7, është se fokusi ynë është në de - përshkallëzim", tha Blinken në konferencën për mediat në ishullin italian Kapri.

Kapri - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se Kina në mënyrë indirekte e nxitë konfliktin në Ukrainë, me atë që e furnizon Rusinë me pjesë për industrinë e saj ushtarake. Në ishullin italian Kapri, pas takimit të diplomatëve të G7-shit, Blinken tha se Kina është "furnizuesja kryesore" e industrisë ushtarake ruse, që i mundëson Rusisë të vazhdojë me agresionin e vet kundër Ukrainës.

Kapri - Shefja e diplomacisë gjermane Analena  Berbok sot deklaroi se Gjermania nuk mund të pranojë që Kina të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, e cila, siç theksoi, udhëheq luftë të paligjshme kundër Ukrainës. "Nëse Kina vazhdon të krijojë hapur një partneritet gjtihnjë e më të fortë me Rusinë, e cila po zhvillon një luftë të paligjshme kundër Ukrainës,... nuk mund ta pranojmë këtë", tha Berbok pas takimit të ministrave për Punë të Jashtme të G7 në Kapri të Italisë.

Paris - Policia e Parisit e ka arrestuar personin i cili ishte i dyshuar se ka kërcënuar se do të akivizojë një mjet shpërthyes në Konsullatën iraniane në Paris. Televizioni francez BFM më herët njoftoi se një person i panjohur ka hyrë në konsullatë, sipas raporteve të mëparshme nga dëshmitarët okularë.

Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot paralajmëroi se "është koha përfundimtare të ndalet cikli i rrezikshëm i hakmarrjeve në Lindjen e Mesme", raportoi zëdhënësi Stefan Dijarik. 

Uashington- Sulmet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit përfunduan dhe Teherani nuk do të përgjigjet ndaj sulmit të sotëm të përfolur izraelit, lajmëroi Si-En-En, duke iu referuar një burimi anonim nga rajoni. Sipas burimit të njejtë, Irani nuk do të përgjigjet ndaj sulmit të sotëm të përfolur ndaj qytetit iranian Ispahan.

QËNDRONI TË LIDHUR