15:00 / 8 nëntor / 2024 /
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski dje në Budapest në samitin e Bashkësisë politike evropiane kishte takim shumë të rëndësishme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili për momentin praktikisht bëhet lider i Evropës, duke pasur parasysh se Qeveria në Gjermani është para rrëzimit dhe se është e sigurt se jo më vonë se në mars të vitit 2025, atje do të ketë zgjedhje, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Shkup - Vërejtjet e notuara nga ana e Bashkimit Evropian në raportin e fundit të Komisionit evropian për përparimin e vendit ishin temë bisede në takimin e sotëm të Grupit sektorial të punës për reformë të administratës publike në Qeveri, ku mori pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev. Në takim u bë fjalë edhe për vërejtjet e konststuara, dobësitë dhe keqprëdorimet e balancuesit, i cili është hequr nga Gjykata kushtetuese, notuar në raportet paraprake të Bashkimit Evropian.
Shkup - Rritëm numrin e ndërmjetësuesve arsimor rom. Deri më tani në arsimin fillor janë angazhuar 40 ndërmjetësues në vit , ndërsa këtë vit kemi angazhuar gjithsej 50. Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm do të angazhohen edhe 35 ndërmjetësues shtesë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në nënshkrimin e kontratave me ndërmjetësuesit e përzgjedhur pas thirrjes së parë publike. Dje është shpallur përsëri tjetër thirrje për gjashtë ndërmjetësues arsimor rom.
Shkup - Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik të ndërmarrin masa me të cilat do t'i vendosin jashtë fuqie vendimet e veta për emërim të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik (AGJPP), porositi Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK). Sipas tyre, vendimet janë në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe Ligjit për AGJPP.
Shkup - Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullimin Rrugor (KRSQRR) çdo vit realizon fushatë "Përdore pajisjen dimërore". Fushata fillon më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa realizohet me qëllim përkujtimin e shoferë ve të detyrimit ligjor për bartje të detyrueshme dhe përdorim të pajisjes dimërore për automjete në këtë peirudhë të vitit, dhe këshillimin e tyre për përgatitje të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik në kushte dimri, informojnë nga KRSQRR.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski këtë mëngjes ka realizuar takim me ambasadorin e Urdhrit Sovran Ushtarak të Shën Xhovanit nga Jerusalemi, Rodosit dhe Maltës Françesko Saverio Xhusti. "Gjatë bisedës u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe të cilat reflektojnë mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt të sinqertë. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për donacionet e deritanishme së bashku me aksionet e organizuara humanitare që lënë gjurmë të qëndrueshme në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot mori vendimin të inicojë procedurë deri te organet kompetente lidhur me përdorimin e mjeteve buxhetore për qëllime private të ish-ministres së Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska. Në seancën e sotme të Komisionit informuan se i konfirmojnë pretendimet për përdorimin e fondeve buxhetore për qëllime private gjatë udhëtimit zyrtar të ish-ministres në Britaninë e Madhe dhe Irlandë me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike.
Shkup - Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetai ka bërë të ditur se në emailin zyrtar ka marrë një mesazh me kërcënim me jetë. "Nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit "20 për qind" për gjuhën shqipe. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi. E kam njoftuar personalisht ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë sime personale", ka poblikuar Fetai në Profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec mori pjesë në brifingun në të cilin u prezantua procesi për vendosje në përdorim operativ të automjeteve të lehta blinduese "Tryker" në kuadër të Armatës.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë vizitës dyditore në Turqi, në kuadër të Samitit të VI. Ndërkombëtar për Gratë dhe Drejtësinë, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ministrin e Familjes dhe Politikave Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Gjoktash. Siç informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, takimi i dy ministrave ishte një mundësi për të diskutuar disa çështje që janë në kompetencë të dy ministrive, me shkëmbimin e përvojave pozitive që do të nënkuptonin përmirësimin e politikave dhe praktikës aktuale.
Shkup - Nën ndikimin e një mase ajrore më të ftohtë nga veriu të dielën temperatura ditore do të ulet për pesë deri në shtatë gradë Celsius. Më pas, siç njofton DPHM, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore më të larta do të ketë kushte për borë.
Shkup - Debati i komisionit për Propozim-Buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi sot në intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. "Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të qëndrojë për shqyrtim në Kuvend për disa ditë. Debati i komisionit do të fillojë më 14 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor. Do të thotë, sipas Rregullores së re, tashmë është përcaktuar fundi i nëntorit, gjegjësisht 30 nëntori si data e fundit kur duhet të përfundojë debati i komisionit. Pastaj propozimi dërgohet në Qeveri, presim që Qeveria ta plotësojë propozimin dhe në javën e dytë të dhjetorit të mbahet seanca plenare, e cila zgjat pesë ditë dhe shpresojmë që brenda këtyre katër-pesë ditëve të miratohet buxheti për vitin 2025", deklaroi Gashi në intervistë për MIA-n.
Shkup - KSHPK në seancën e sotme të 10-të miratoi vendim për të paraqitur një nismë deri në Këshillin Gjyqësor dhe Shoqatën e Gjyqtarëve për inicimin e procedurës diciplinore kundër një anëtari të Këshillit gjyqësor për "konflikt interesi" dhe "anshmëri gjatë kryerjes së funksionit" duke u paraqitur në rolin e iniciatorit për fillimin e procedurës për përcaktimim e përgjegjësië së gjykatësve në Gjykatën Supreme të cilët kanë vepruar në një çështje, ku ka marrë pjesë një person i tij i afërt, motra.
Shkup - Mjaltë i certifikuar, origjinal, polen, qumësht mjalti, propolis, kozmetikë natyrale prej mjalti dhe pajisje, janë vetëm një pjesë e produkteve që i ofron Panairi i bletarisë në Shkup. Panairi ka filluar sot dhe do të zgjat deri të dielën. Stendat e prodhuesve janë vendosur në Sheshin "Maqedonia" tek Ura e gurit.
Shtip - Për vizitë në Komunën e Shtipit sot ishte nënkryetari i Qeverisë, Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov kryen inspektim në punimet e ndërtimit në akset e rrugëve "Hristian Karposh", dhe "ASNOM" në lagjen Levaci të Shtipit. Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se vetëm këtë vit Qeveria në projektet kapitale në Komunën e Shtipit investoi 1,1 milion euro.
Bruksel - Federata evropiane e gazetarëve (FEG) sot kumtoi se fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të retorikës së tij antimediatike dhe lidhjes me pronarin e rrjetit Iks, Ilon Mask, është sfidë jo vetëm për amerikanët, por gjithashtu dhe për gazetarët evropianë dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbrojë më mirë gazetarët dhe lirinë e medias. "Retorika armiqësore e Donald Trampit drejt gazetarëve dhe mediave nuk duhet të inkurajojë qeveritë evropiane të braktisin detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për lirinë e shprehjes, duke përfshirë lirinë e shtypit", tha kryetarja e FEG, Maja Sever.
Bruksel - Bashkimi Evropian i hedh poshtë përpjekjet e përhershme të Organizatës së shteteve turkofone për dhënie të legjitimitet të "entitetit secesionist të turqve qipriotë", të ashtuquajtur Republika Turke Qiproja Veriore e njohur ndërkombëtarisht, gjatë Samitit të fundit të saj që u mbajt në Bishkek, porositi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borrell. "Shprehim keqardhjen tonë për përpjekje të tilla që bien ndesh me parimin e respektimit të integritetit territorial të përcaktuar në Kartën e KB-së", shton Borrell në deklaratën me shkrim.
Bruksel - Këshilli i BE-së publikoi se e vazhdon mandatin e Misionit për ndihmë ushtarake në Ukrainë për dy vite, deri 15 nëntor 2026, me buxhet të ndarë prej pothuaj 409 milionë eurove. Misioni zbatohet në vendet e BE-së dhe është e dedikuar për stërvitje të ushtarëve ukrainas. Misioni mbetet mjet kyç për përkrahjen ushtarake të BE-së për Ukrainën, ndërsa qëllimi kresor është të kontribuojë për rritjen e kapaciteteve ushtarake të armatës ukrainase, thuhet në kumtesë. Pritet që pjesëmarrësit në misionin evropiane të punojnë në bashkëpunim me Misionin për ndihmë të sigurisë dhe stërvitje të NATO-s.
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot deklaroi se është e nevojshme të veprohet bashkërisht dhe me vendosmëri në nivel ndërkombëtar dhe kërkoi paketë dhe armë "e jo vetëm fjalë". "Sa herë që Rusia përpiqet t'i shkatërrojë jetët tona, është thelbësore që ne të përgjigjemi në mënyrë kolektive dhe me vendosmëri në nivel ndërkombëtar për ta zvogëluar dhe bllokuar potencialin për terror. Ukrainës i nevojitet forcë për ta arritur këtë. Kjo është mënyrë e vetme për të arritur një paqe të drejtë dhe për t'i dhënë fund vrasjes së popullit tonë. Kapacitetet kundërajrore me rreze të gjatë, paketat me armë dhe sanksionet kundër agresorit - këto janë aksione që kërkohen, e jo vetëm fjalë", publikoi Zelensk në Iks.
Nju-Jork - Në shtatë muajt e parë të luftës në Rripin e Gazës, u vranë 8.119 palestinezë, e pothuaj 70 për qind nga rastet e konfirmuara të vdekjes ishin gra dhe fëmijë, kumtoi Zyra për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. "Thelbësore është që të mbahet përgjegjësi lidhur me akuzat për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare përmes organeve të besueshme juridike dhe të paanshme dhe ndërkohë të mblidhen dhe ruhen të gjitha informacionet dhe provat relevante", deklaroi komisioneri i lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Uolker Turk.