• e premte, 22 nëntor 2024
MIA Flesh

15:00/25 gusht/2024/

Shkup - Të enjten dhe të premten (29 dhe 30 gusht 2024) është paraqitja në afatin e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve diplomike në Universitetin "Shën Cirili e Metodi"-Shkup për vitin studimor 2024/2025.

Shkup - Me një ceremoni solemne mbrëmë në Sheshin Skënderbeu në Shkup mes politikanëve, diplomatëve dhe aktivistëve të saj Lëvizja Demokratike (LD) shënoi njëvjetorin e themelimit.

Strugë - Me lexim ndërkombëtar poetik "Urat" dhe dorëzim të çmimeve, "Kurora e Artë", "Vëllezërit Milladinovi" dhe "Urat e Strugës" sonte në Urën e poezisë në Strugë përfundon edicioni i 63-të i Festivalit ndërkombëtar të poezisë Mbrëmjet strugane të poezisë (MSP).

Shkup - Në territorin e mbarë vendit ka dy zjarre aktive, 21 janë shuar, ndërsa një është nën kontroll, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vlerësoi ndryshimin e patent shoferëve të lëshuara për qytetarët kosovarë nga organet serbe në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, si hap të rëndësishëm drejt integrimit të serbëve në shtet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë- Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, një burrë dhe një grua për vjedhje në plazh në qytetin e Sarandës.

Berlin - Prokuroria federale gjermane e mori hetimin për sulmin me thikë në qytetin Solingen, në të cilin të premten jetën e humbën tre persona, ndërsa tetë u lënduan, duke cekur se ekziston dyshimi për terrorizëm.

Paris - Drejtori ekzekutiv i aplikacionit për këmbim të porosive, Telegram, Pavel Durov mbrëmë është arrestuar në aeroportin "Burzhe" në afërsi të Parisit, transmetojnë mediumet lokale.

Kiev - Armata ukrainase kumtoi se sot ka kryer sulme me fluturake pa pilot ndaj katër rafienerive, stacioneve të radarit dhe caqe të tjera ushtarake në territorin e Rusisë.

Tel Aviv - Hezbollahu ka lëshuar ​​qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit si hakmarrje për vrasjen e komandantit të tyre në Bejrut muajin e kaluar, bëri të ditur lëvizja e mbështetur nga Irani.

Bejrut - Ushtruesi i detyrës kryeministër i Libanit, Naxhib Mikati thirri mbledhje urgjente të Qeverisë ku do të bisedohet për serinë e sulmeve ajrore izraelite sot në mëngjes në Libanin jugor.

Kajro - Zyra e koordinatorit special të Kombeve të Bashkuara për Libanin dhe misioni paqeruajtës i KB-së në Lindjen e Mesme i kanë cilësuar si alarmante zhvillimet e fundit në kufirin izraelito-libanez.

Teheran - Komandanti i Gardës revolucionare të Iranit, Hosein Salami sot ka përsëritur  qëndrimin se Teherani zyrtar ka për obligim që t'i “hakmerret” Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania në territorin iranian.

Kajro - Në Kajro janë ripërtëritur negociatat për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës dhe lirim të pengjeve izraelite. Pjesëmarrësit i shqyrtuan mënyrat për harmonizim të pozicioneve mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze "Hamas", përderisa KB kumtoi për përkeqësim të kushteve humanitare në terren - uria shumë e përhapur dhe raste të paralizës së fëmijëve.

Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin në telefon bisedoi me kolegun e tij izraelit dhe e konfirmoi përkushtimin e Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, kumtoi mbrëmë Pentagoni.

Uashington - Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Shon Savit tha sot se presidenti amerikan Xhozef Bajden, “po i përcjell nga afër zhvillimet në Izrael dhe Liban”.

QËNDRONI TË LIDHUR