• e enjte, 04 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 9 shtator/ 2025 

Shkup - Lidhur me insinuatat dhe gënjeshtrat e fundit konstruktive të plasuara në hapësirën publike nga LSDM dhe “E Majta” Qeveria i hedh poshtë me indinjatën më të fortë të pavërtetat e deklaruara dhe përpjekjet për të manipuluar qytetarët. Kjo përbën edhe një dëshmi tjetër për mungesën e ideve dhe pafuqinë politike të këtyre partive, të cilat në vend se të ofrojnë zgjidhje për problemet reale të qytetarëve, merren me fabrikimin e aferave të rreme dhe me narrativa destruktive, thuhet në reagimin e qeverisë ndaj pretendimeve të këtyre dy partive për prokurimin e paligjshëm të qirasë dhe funksionimin e pajisjeve për përkthim të njëkohshëm dhe mbështetje audio dhe video në evente.

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale sot përsëri ishte shtyrë seanca gjyqësore në të cilën duhej të prezantohej raporti nga superekpertiza për rastin me lehonën Jëlldëz Veaposka nga Dibra, për shkak të kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarit të parë, për përjashtimin e gjykatësit. 

Shkup- Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmërojnë se do të forcojnë koordinimin ndërinstitucional në kuadër të kompetencave të tyre ligjore për organizimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor të Zgjedhjeve të ardhshme lokale. Tashmë është formuar një komision i përkohshëm që do të monitorojë veprimin pas parregullsive të mundshme zgjedhore dhe deri te ai mund të paraqesin raport/parashtresë organizatat e shoqërisë civile, organizatat e tjera, partitë politike, institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Shkup- Në Kuvend deri më tani nuk ka arritur rezoluta për vijat e kuqe të cilën e paralajmëron kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se sapo ta marrin dokumentin, ai do t'u dërgohet deputetëve dhe do të përpunohet në përputhje me ligjet. Lideri i LSDM-së, i cili sot është për vizitë në Francë, deklaroi se rezoluta është në fazat e saj përfundimtare dhe se do të ofrojë një mekanizëm kombëtar për përballje me kërkesat e mundshme shtesë nga ana e Bullgarisë. 

Shkup - Zjarr i madh sot pasdite shpërtheu në deponinë Drislla, njoftoi Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 

Tetovë- Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26. Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë.

Paris – Kokë të derrave herët në mëngjes ishin gjetur para disa xhamive në zonën e Parisit, pas çka është ngritur hetim, njoftoi prefekti i policisë së Parisit, Loran Nunjez X.

Paris – Kryeministri i ndryshuar francez Fransoa Bajru sot ia dorëzoi dorëheqjen presidentit Emanuel Makron. Ai do ta kryejë funksionin e kryeministrit deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri. 

Berlin – Dhjetëra mijëra familje në Berlin mbetën pa rrymëpas zjarreve që shpërthyen në dy shtylla elektrike, deklaroi një zëdhënëse e policisë, duke shtuar se ka dyshime se bëhet fjalë për një akt kriminal "të motivuar politikisht".

Katmandu - Qindra demonstrues kundër korrupsionit sot kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Doha - Në kryeqytetin e Katarit, Doha, sot u dëgjuan disa shpërthime dhe është shfaqur një tym i dendur, thanë dëshmitarë okularë për mediat arabe.

Tel Aviv – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka dhënë dritë të gjelbër për aksionin izraelit në Katar, deklaroi një funksionar i lartë izraelit për Kanal 12, transmetoi Tajms of Izrael. 

Tel Aviv– Emri i sulmit të IDF-së ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është operacioni "Kulmi i zjarrit", njoftoi ushtria, pasi paraprakisht, Kanal 12 publikoi se emri ishte "Dita e gjykimit". 

Tel Aviv – Sulmi kundër liderëve të Hamasit në Doha ishte plotësisht operacion izraelit, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së kryeministrit izraelit në gjuhën angleze. 

Doha- Katari "fuqimisht e dënoi" sulmin izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Doha, duke e quajtur "qyqar", njoftoi Tajms of Izrael.

Gazë- Dy burime të Hamasit për Rojters deklaruan se zyrtarët e Hamasit në ekipin negociator për armëpushim i mbijetuan sulmit, njoftoi Tajms of Izrael.

Notingem - Notingem Forest shpejtë ka gjetur zëvendësim për Nuno Espirito Santon. Menaxher i ri i ekipit është australiani 60-vjeçar Ange Postekogllu. Ai edhe ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë vend.

QËNDRONI TË LIDHUR