18:00/11 korrik/2025/
Shkup - Në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet edhe sot vazhdon debati mbi amendamentet për ribalancin e Buxhetit. Gjatë seancës së sotme u diskutuan gjithsej 22 amendamente, nga të cilat vetëm një u pranua, i dorëzuar nga deputetët e pushtetit.
Shkup - Në margjina të Forumit Dubrovniku 2025, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me kreun e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.
Ohër - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një vizitë në terren në kantierin për ndërtimin e Stacionit të ri të Transformatorëve të Ohrit (TS Ohri), pjesë e projektit të interkoneksionit Maqedoni-Shqipëri.
Shkup - Ligjet e miratuara reformuese, Ligji për nëpunës administrativë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për përsosje dhe trajnim profesional të nëpunësve administrativë do të thonë fund për punësimet partiake, klientelizmin dhe reformat formale që me vite shërbenin si paravan për mosfunksionalitet, porositi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot është sulmuar fizikisht gjaët kryerjes së detyrave të punës në Çair. Ndaj saj pati edhe kërcënime verbale nga disa persona.
Luksemburg - Migrimet në Bashkimin Evropian vitin e kaluar çuan në një numër rekord prej 450,4 milionë banorë, duke kompensuar rënien natyrore për të katërtin vit radhazi, treguan të dhënat që sot i publikoi Eurostat.
Berlin - Siç ashpërsohet debati politik në Gjermani për vendosjen e sërishme të shërbimit ushtarak, ashtu rritet edhe numri i njerëzve që dorëzojnë kërkesa për ndërgjegjësim, lajmëroi sot grupacioni mediatik RND.
Londër - Ministria britanike e Mbrojtjes sot kumtoi se Rusia vetëm gjatë kësaj viti në luftën në Ukrainë ka përafërsisht 236.000 viktima dhe se prej fillimit të luftës forcat ruse patën humbje prej një milioni njerëz.
Kiev - Shefi i shërbimit ushtarak zbulues ukrainas, Kiril Budanov sot deklaroi se Koreja e Veriut ka siguruar madje 40 për qind të municionit që Rusia po e përdorë në luftën kundër Ukrainës.
Gjenevë - Pothuajse 800 persona kanë humbur jetën në Gazë që nga 27 maji duke u përpjekur të arrinin në ndihmë, ndërsa shumica dërrmuese e tyre në lokacionet e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, bënë të ditur sot Kombet e Bashkuara.
Gazë - Drejtori i Agjencisë së KB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Filip Lazarini akuzoi Izraelin për hartimin e "skemës më mizore dhe makiaveliane të vrasjeve" në Gazë, duke komentuar vrasjen e nëntë fëmijëve që prisnin në radhë për ushqim.
Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka hequr dorë nga planet për mbylljen e Agjencinë Federale për Menaxhim me Gjendje të Jashtëzakonshme (FEMA), raportoi sot gazeta "Uashington post", duke cituar një zyrtar të lartë nonim të Shtëpisë së Bardhë.
Kuala Lumpur - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se ekzistojnë fusha të bashkëpunimit të mundshëm midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe se ekziston një shans i fortë që presidentët e SHBA-së dhe Kinës të takohen së shpejti.