• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 27 mars/ 2024

Shkup  - Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë të përshtatshëm, para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Integrimi në NATO dhe BE është përgjigja më e mirë ndaj ambicieve perandorake ruse. Ukraina është vetëm ndalesa e parë, dhe një ndër të tjerat do të jetë Ballkani Perëndimor, theksoi sot shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, i cili udhëhoqi manifestimin tradicional të NATO-s, me të cilën filloi Ditët e NATO-s në vend, duke shënuar katër vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjet nga formimi i Aleancës. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë të përshtatshëm, para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë mënyrë vendi nuk është vetëm faktor stabilizimi i rajonit, por edhe nxitës për vendet e fqinjësisë sonë, të cilat kanë vullnet dhe janë të gatshëm të qëndrojnë pas vlerave dhe synimeve të përbashkëta euroatlantike”, tha Osmani, duke theksuar se tani është koha për t’i përshpejtuar proceset integruese evropiane dhe euroatlantike. 

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka pranuar kërkesat për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në vend të parashtruara nga Organizata ndërkombëtare për sistemet zgjedhore IFES dhe Misionin vëzhgues të OSBE-së. Anëtarët e KSHZ-së në seancë konstatuan se për kërkesën e IFES dhe OSBE-së janë plotësuar kushtet konform Kodit zgjedhor. KSHZ-ja në seancë hodhi shortin për shpërndarjen e lokacioneve të panove reklamuese dhe bilbordeve në bazë të nenit 78 a të Kodit zgjedhor për partitë në pushtet, në opozitë, pa grup parlamentar dhe për partitë joparlamentare.

Shkup - Anëtarësimi në NATO dhe BE është përgjigjja më e mirë e ambicieve imperialiste ruse. Ukraina është vetëm pengesa e parë, ndërsa i rradhës do të jetë Ballkani Perëndimor, nënvizoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili ka udhëhequr ngjarjen tradicionale të NATO-s me të cilin filluan Ditët e NATO-s në vend me çka shënon katër vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjetorin e formimit të Aleancës. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë adekuat, para fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë mënyrë vendi nuk është vetëm faktor stabiliteti në rajon, por edhe nxitës për vendet e fqinjësisë sonë të cilat kanë vullnet dhe janë të gatshëm të qëndrojnë pas vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta euroatlantike”, tha Osmani, duke theksuar se tani është koha për t’i përshpejtuar vlerat euroatlantike dhe qëllimet", tha Osmani.

Shkup - Mjekët specializantë që protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë kërkuan takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Për momentin po zhvillohet një takim me përfaqësues të Ministrisë. Specializantët kërkojnë rregullimin e statusit të punës, rritjen e pagesës mujore dhe sigurimin shëndetësor për të gjithë specializantët. "Nëse ministri vazhdon të qëndrojë i shurdhër ndaj kërkesave të më shumë se 400 mjekëve specializantë, do të shohim përsëritje të shpeshta të protestës së sotme. Nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e çdo kërkesë. Në fund, dua ta mbyll këtë deklaratë me fjalët e një kompozitori muzikor që ka ndërruar jetë së fundmi – Duhet të luftojmë për çdo milimetër normalitet. Kjo është një luftë e domosdoshme për ne, tha dr. Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Shkup- Kemi marrëveshje të përbashkët parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare dhe presim më tej, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojmë si qeveri e ardhshme, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e komentuar kalimin e disa nga partnerët e deritanishëm qeveritarë në opozitë. Ai përmendi se nuk mund në emër të tyre të thotë se pse kanë vedosur për hap të tillë, edhe pse, siç tha, do të donte që shkaku për këtë "të jetë programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së". "Këtë pyetje duhet t'ua parashtorni atyre, nuk mund në emër të tyre të përgjigjem. Ne kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presim që në të ardhmen, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojë qeveria e ardhshme. Rreth motivit dhe shkakut, do të doja të ishte programi i ynë zgjedhor", tha mes tjerash Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me udhëheqësinë në Odën eekonomike të Maqedonisë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me anëtarët e Delegacionit të Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë në mision dyditor parazgjedhor, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në takim ishin të pranishëm edhe Darko Kaevski, shef i Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Shkup - Nuk janë të vërteta pohimet se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, deklaroi sot ambasadori evropian Dejvid Gir në ngjarjen, me të cilën filluan Ditët e NATO-s në vend, me rastin e shënimit të katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe 75 vjetorit të themelimit të saj. "Është e zakonshme të dëgjohen zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ose sepse Unioni nuk e dëshiron brenda ose sepse nuk është në gjendje të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Rruga është praktike dhe shumë lehtë e arritshme", nënvizoi Gir.

Shkup - Kompania "Alkaloid" SHA Shkup sot lëshoi në përdorim kapacitete të reja për prodhimin e formave të forta farmaceutike, me sipërfaqe prej 6.200 metra katrorë, në vlerë prej 19,4 milionë euro. Me njësinë e re tekniko-teknologjike, vëllimi i prodhimit dyfishohet, kështu që në vend të kapacitetit të mëparshëm prej dy miliardë tableta në vit, kapaciteti aktual i parashikuar i prodhimit është më shumë se katër miliardë tableta në vit.Për ndërtimin e objektit, i cili ka filluar në prill të vitit 2021, janë angazhuar 30 kompani vendore dhe 16 të huaja, ndërsa punimet ndërtimore dhe mobilimi janë bërë nën menaxhimin e shërbimeve profesionale të “Alkaloid” SHA Shkup.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot është takuar me pjesëmarrësit e Programit për hulumtim të politikave rinore dhe arsimore në Forumin arsimor rinor (FAR). Siç informon Kabineti i presidentit, të rinjtë nga Shqipëria, Serbia dhe nga Maqedonia e Veriut folën për aktivitetet dhe fushat në të cilat i drejtojnë kapacitetet e tyre në kuadër të programit rajonal të lëvizshmërisë për studiues dhe aktivistë të rinj, të cilin Forumi arsimor rinor e organizon në partneritet me Qendrën për shkenca dhe inovacioni për zhvillim nga Shqipëria dhe Nisma rinore për të drejtat e njeriut nga Serbia.

Shkup - Anëtarësimi në NATO nuk ishte vetëm qasje formale në një organizatë - por ka qenë kërcim kuantik drejt sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit për vendin dhe popullin tonë, vlerëson zëvendës ministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Në publikimin në "Fejsbuk", Bojmacaliev shkruan se hyrja në NATO na vendos nën mbrojtje të një prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë, gjë që, siç thotë, do të thotë se kufijtë tanë dhe sovraniteti i ynë janë të mbrojtur nga ndikimet e jashtme.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska dhe sekretari organizativ i LSDM-së, Mitko Trajçulleski sot në Kuvend realizuan takim me delegacionin e Komisionit ad-hok të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.  Në takim, siç informoi LSDM, është biseduar për përgatitjet dhe pozicionet e partive politike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në shtet.  Kovaçevski para delegacionit të Komisionit ad hok, siç bëhet e ditur, i prezantoi pozicionet, qëndrimet dhe shtyllat themelore të programit zgjedhor të LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme.

Shkup - Tridhjetë qytetarë të rinj, oficerë të ardhshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Akademinë Ushtarake në Shkup dhanë betimin solemn, pas së cilës do ta fillojnë shkollimin në Akademinë Ushtarake, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në fjalën e saj me këtë rast, para dëgjuesve të Kursit për aftësim profesional dhe përsosje të oficerëve u tha se ky betim paraqet diçka shumë më tepër se fjalët e thëna dhe se simbolizon përkushtimin e tyre të palëkundur për një kauzë që është më e madhe se ata vetë.

Sveti Nikollë- Në afërsi të parkut me erë Bogosllovec, Sveti Nikollë, sot me mbjelljen simbolike të fidanëve të pemëve në një nga zonat më të thata të vendit, paralajmërohet përgatitja e  Ligjit për mbrojtjen e tokës në Maqedoninë e Veriut dhe u shpall fushata madhore e pyllëzimit në zona të konsiderueshme të terrenit ekstrem dhe të zhveshur në shtet. Aktivitetet, siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifiimit Hapësinor, kryhen në kuadër të projektit GEF/UNEP "Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, duke forcuar kuadrin ligjor dhe institucional, duke ndërtuar kapacitete dhe duke rivendosur peizazhet malore më të cenueshme duke përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura".

Londër - Më shumë se 130 deputetë britanikë i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që të ndalojë shitjen e armëve Izraelit për shkak të shkeljes së mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan gazeta britanike " Guardian". Letra, drejtuar ministrit britanik të punëve të jashtme, Dejvid Kameron dhe e nënshkruar nga më shumë se 130 anëtarë të të dy dhomave të Parlamentit Britanik, përshkruan hapa të ngjashëm nga vende të tjera, përfshirë Kanadanë, e cila ka njoftuar se do të ngrijë eksportet e armëve vdekjeprurëse dhe jo vdekjeprurëse për Izraelin. Sipas autorëve të letrës, "praktika e zakonshme" në lidhje me eksportet e armëve britanike në Izrael është "plotësisht e papranueshme". Gjatë dy përshkallëzimeve të mëparshëm të konfliktit në Gaza, Londra ndërpreu shitjet e armëve në Tel Aviv, kujtojnë ata.

Bruksel - Komisioni Evropian ka përpiluar një Udhëzim me masa të rekomanduara dedikuar për "platformat shumë të mëdha onlajn" për të zbutur rreziqet sistematike në internet që mund të ndikojnë në integritetin e proceseve zgjedhore, me udhëzime konkrete për zgjedhjet e qershorit për anëtaret e Parlamentit Evropian. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në përputhje me Ligjin për shërbimet digjitale të BE-së (DSA), Komisioni Evropian vitin e kaluar në faqet e internetit, rrjetet sociale, faqet e e-tregtisë të cilët kanë më shumë se 45 milionë përdorues aktiv në Union iu dha statusi i "platformave shumë të mëdha onlajn", me të cilat janë të detyruar të respektojnë një sërë rregullash, me atë që të zbusin rreziqet e mundshme që lidhen me proceset zgjedhore, duke mbrojtur të drejtat themelore dhe të drejtën e lirisë së shprehjes.

Bruksel - Deri në fund të vitit 2024, në Bruksel do të rekrutohen 200 policë të rinj, si rezultat i shqetësimeve në rritje për situatën e sigurisë në kryeqytetin belg pas disa të shtënave në periudhën e kaluar, paralajmëroi kryeministri belg, Aleksandar de Kro. “Po përballemi me rreziqe sigurie”, deklaroi De Kro pas seancës së sotme të Këshillit të sigurisë kombëtare të Belgjikës. Ai bëri të ditur se Këshilli vendosi të ruajë nivelin e tretë të kërcënimit terrorist në vend, duke paralajmëruar zbatimin e operacioneve të sigurisë në zona të caktuara të Belgjikës, me qëllim zvogëlimin e rreziqeve të sigurisë.

Berlin - Një autobus është rrokullisur në autostradën A9 në afërsi të qytetit gjerman Lajpcig, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona. Udhëtarët e tjerë janë lënduar rëndë. “Në aksidentin e humbën jetën pesë persona”, konfirmoi zëdhënësi i policisë Olaf Houp për “Bild” gjerman, ndërsa identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur. Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa në vendngjarje ndodhen policia dhe hetuesit si dhe ekipet e emergjencës.

Uashington - Nga viti 1960 deri në vitin 2015, ka pasur 35 shembje të mëdha të urave në mbarë botën për shkak të përplasjeve të anijeve me gjithsej 342 viktima, sipas Asociacionit botëror të infrastrukturës ujore të vitit 2018. Tetëmbëdhjetë prej atyre fatkeqësive kanë ndodhur në SHBA. Rasti i fundit i tillë është shembja e urës kryesore në Baltimor, shtylla e së cilës u godit nga një anije mallrash, pas së cilës gjashtë persona u shpallën të zhdukur.

Bishkek - Ministria e Punëve të Jashtme e Kirgistanit i ka këshilluar qytetarët e këtij vendi që t'i anulojnë udhëtimet në Rusi, të cilat nuk i kanë të domosdoshme, pasi migrantë nga rajoni janë cekur si autorë të sulmit terrorist në afërsi të Moskës. Gjykata ruse dje i shqiptoi paraburgim një kirgistanezi me akuzë se i ka strehuar katër autorët e dyshuar taxhikistanezë të sulmit në sallën e koncerteve në Krasnogorsk të premten e kaluar. Ai dhe tre të dyshuarit taxhikistanezë janë në paraburgim.

Abu Dabi - Grupi i 14-të i fëmijëve të plagosur palestinezë dhe të sëmurë nga kanceri arritën në EBA që të marrin ndihmë mjekësore në institucionet mjekësore në Emirate, njoftoi agjencia e lajmeve EBA - UAM. Trajtimi është siguruar sipas instruksioneve të presidentit të EBA-s, sheikut Mohamed bin Zajed Al Nahajan. Aeroplani i cili u nis nga El Arish me 32 palestinezë dhe 64 anëtarë të familjeve, zbriti në Abu Dabi. Familjet e pacientëve i shprehën falënderim EBA-s për ndihmën e rëndësishme humanitare e cila ka për qëllim t'i lehtësojë vështirësitë e popullit palestinez. 

Baltimor - Zhytës nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së kanë gjetur "kutinë e zezë" nga anija që dje herë në mëngjes u përplas në urën "Frensis Skot Ki", deklaroi kryereri i NTSB, Xhenifer Homendi. "Kutia e zezë" do të analizohet dhe institucioni do të hetojë nëse karburanti i ndotur ka luajtur një rol në humbjen e fuqisë së anijes si pjesë e hetimit të aksidentit, deklaroi Homendi për Si-En-En.

QËNDRONI TË LIDHUR